Sport

Nga Liverpool tek modestët spanjollë, Fekir largohet nga Lyon






               Publikuar në : 17:56 - 18/07/19 |
mapo.al

Nabil Fekir shumë shpejt do të jetë lojtar i Real Betis në La Liga, teksa trajneri i Lyon, Sylvinho tha se francezi është duke negociuar me një klub dhe ai nuk është në planet e Lyon.


Sulmuesi i djathtë ka pësuar një rënie drastike, duke qenë se një vit më parë ishte thuajse zyrtarisht lojtar i Liverpool, por gjithçka dështoi në momentin e fundit. Një vit më vonë ai nuk është më në listën e klubeve të mëdha dhe tani duhet të pranojë ofertën e Betis.

Në arkën e Lyon pritet të shkojnë 30 milionë euro, 25 milionë tani dhe 5 të tjera në formën e bonuseve. Gjithsesi transferimi i tij nuk mund të kryhet pa u bërë zyrtare largimi i Giovani Lo Celso, me paratë e të cilit do të blihet Fekir. /telesport.al/

 


Etiketa: , , ,

Pas