Kryesore

Nga mbyllja e gojës së medias te shkatërrimi i Teatrit/ La Repubblica: Rama artist i pushtetit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:25 - 31/07/20 |
mapo.al

Gazeta e përditshme Italiane, la Repubblica i ka kushtuar një artikull Kryeministrit shqiptar, Edi Rama ku nuk i ka kursyer kritikat.


Në një artikull të gjatë gazetari italian ka intervistuar analistë, gazetarë dhe sindikalistë shqiptarë.


“Kryeministri shqiptar i ka mbyllur gojën medias (ka shkatërruar Teatrin Kombëtar). Por nga ne dhe në Europë, mbeten ende përshtypjet e shkëlqyeshme. Përse”, pyet gazetari italian.


“Kanë kaluar muaj të karantinës së lodhshme, që i dhanë mundësinë Shqipërisë të mbajë nën kontroll numrat nga pandemia, pavarësisht emigracionit të vazhdueshëm të mjekëve dhe infermierëve. Në 17 maj, para se të kthehet në normalitet, ka edhe një gjë të fundit për të bërë. Në orën 4 të mëngjesit, një ruspë, në heshtjen e 70 netëve karantinë, shkatërron Teatrin në qendër të Tiranës”.


“Skandali është gjigant, dëmi është i madh për imazhin e Edi Ramës, artisti që pas 11 viteve në Bashki dhe 7 viteve në qeveri, ende lufton për të qenë një politikan, ndoshta i pariparueshëm”, vijon më tej artikulli i Repubblica. “Por a nuk ishte ai lideri model i nisur drejt zhvillimit ekonomik dhe Bashkimit Europian?”.

“Në Shqipëri le të themi se mandati i parë i qeverisjes iu dedikua punës. I dyti, pushtetit”, shprehet për gazetën italiane analisti Afrim Krasniqi. “Rama nuk bën përjashtim, dhe që prej rizgjedhjes në 2017-ën ai ka humbur vrullin reformator”.

Më tej në artikull përmenden disa raste të censurës në media, si dhe tentativa e qeverisë së kryeministrit Edi Rama për të kaluar ligjin “anti-shpifje” të kundërshtuar fort edhe nga institucionet ndërkombëtare.

“Ky ligj antishpifje tentoi të eleminojë edhe ata pak zëra të mbetur”, shprehet gazetari investigativ i BIRN, Besar Likmeta. “Klima për gazetarët është shumë e rëndë. Për të mos u sulmuar, duhet të kufizohen në opinione, sepse sapo të prekin faktet, janë nën shënjestër”.

Artikulli i Repubblica nuk le pa përmendur as problemet e punësimit dhe emigracionin masiv të të rinjve.

Në origjinal: la Repubblica


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas