Në çdo universitet shtetëror në Turqi në të ardhmen do ketë nga një xhami.
Ky është projekti i instancës më të lartë islamike në Turqi.
Në më shumë se 80 universitete do të ketë nga një xhami, bëri të ditur Mehmet Goermez nga Komiteti për Çështjet Fetare.
“Në vendin tonë ka 20 milionë të rinj dhe ne duam të arrijmë tek secili,” tha Goermez.
Në xhamitë e reja do ketë klerikë që do paguhen nga shteti.
“Këto xhami do jenë vendi ku të rinjtë do mbushin zemrën me dashurinë ndaj Zotit”.
Edhe numri i nxënësve që shkojnë në gjimnaze fetare është rritur ndjeshëm. Brenda një viti, ky numër është rritur me 50 përqind.
Në vitin shkollor që lamë pas, ky numër ishte rreth 481 mijë, sivjet janë 714 mijë.
Kritikët thonë se partia në pushtet po e islamizon vendin.