Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja me thikë në Tiranë. Viktima dhe autori ishin duke konsumuar alkool në një lokal ku ndodhi krimi.
Pas sherrit mes tyre, autori Oligert Dhimitri, 37 vjeç, ka qëlluar disa herë me thikë 60-vjeçarin Ilir Kapo, duke i shkaktuar vdekjen.
“Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme”, njoftoi më herët Policia.