KMR

Nga “Piter Pan” e deri te “Dumbo”, filmat e Disney që janë kritikuar për racizëm







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:56 - 16/10/20 |
mapo.al

Disney ka marrë një tjetër paralajmërim në lidhje me përmbajtjet që nxisin racizëm në filmat klasikë.


Paralajmërimi i parë në lidhje ju azhornua vjet kompanisë për filmat e animuar por duket se këtë vit, Disney-t i është dashur të përballet me akuza serioze.


Filma të tillë si “Dumbo”, “Piter Pan” dhe “Libri i Xhunglës” janë kritikuar ashpër për formimin e stereotipeve.



Përpara se të fillojë transmetimi i filmit të animuar në ekran duhet të shfaqen titrat “Ky program përfshin përshkrime negative dhe/ose keqinterpretim të njerëzve ose kulturave”, thotë paralajmërimi.


Mesazhi shton se në vend që të heqim përmbajtjen, “ne duam të pranojmë ndikimin e saj të dëmshëm, të mësojmë prej tij dhe të nxisim krijimin e të ardhmes më përfshirëse”.


Filmat më të komentuar për promovim të racizmit dhe krijimin e stereotipeve janë:

Zonja dhe endacaku (1955): Dy mace siameze, Si dhe Am, janë përshkruar me stereotipe anti-aziatike. Ekziston edhe një skenë ku qentë me theks të rëndë përshkruajnë stereotipet e vendeve nga vijnë racat e tyre, të tilla si Pedro Chihuahua meksikan, dhe Boris Rus Borzoi.

Macet aristokrate (1970): Një mace siameze e quajtur Shun Gon, e shprehur nga një aktor i bardhë, vizatohet si një karikaturë raciste e një personi aziatik. Ai luan në piano me shkopinj.

Dumbo (1941): Një grup sorrash që ndihmojnë Dumbon të mësojë se si të fluturojë kanë zëra të çjerrë stereotipikë të ekzagjeruar. Korbi kryesor quhet Jim Crou, një referencë për një sërë ligjesh raciste të ndarjes në SHBA të Jugut në atë kohë dhe ai është shprehur nga një aktor i bardhë, Cliff Eduards.

Libri iXhunglës (1968): Karakteri i King Louie, një majmun me aftësi të dobëta gjuhësore, këndon në një stil xhazi Dixieland dhe tregohet si dembel. Karakteri është kritikuar për të qenë një karikaturë raciste e afro-amerikanëve.

Piter Pan (1953): Filmi i referohet njerëzve vendas si “lëkurëkuqe”, një term racist. Peter dhe Djemtë e Humbur gjithashtu vallëzojnë në koke, për të cilat thuhet se është një “formë e talljes dhe përvetësimit të kulturës dhe imazhit të popujve vendas”. Një këngë e quajtur fillimisht “Çfarë e bën njeriun e kuq të kuq” u quajt gjithashtu raciste. Ajo u riemërua më vonë si “Çfarë e bën burrin trim”

Kënga e Jugut (1946): Një nga filmat më të diskutuar të Disney-t, i cili nuk është publikuar kurrë në video ose DVD në SHBA. Paraqitja e saj e punëtorit të plantacioneve Xha Remus përjetëson një mit të vjetër racist se skllevërit ishin të lumtur në fushat e pambukut./BBC/


Etiketa: ,

Pas