Saturday, January 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Nga punonjëse seksi në “mbretëreshë”/ Zheng Yi Sao, piratja më e rrezikshme në histori

Gjatë tre viteve, ajo shkaktoi terror përgjatë brigjeve të Kinës jugore, ku mijëra civilë u grabitën, u vranë dhe u shitën si skllevër

by us er2
30/06/2022
in Dikur, Kryesore
0

Nëse do t’ju pyesnin, se kush është pirati më i suksesshëm i të gjitha kohërave, me siguri që do të përmendnit Long John Silver apo Mjekërziun. Por as njëri, as tjetri nuk kanë qenë. Sipas BBC, ajo që njihet si Mbretëresha Pirate është Zheng Yi Sao, e njohur ndryshe si Ching Shih, Cheng I Sao, Ching Yih Saou ose zonja Cheng.

Nga një ish-punonjëse seksi, Zheng Yi Sao u kthye në një nga piratët më të rrezikshëm që terrorizoi Detin e Kinës Jugore, në fillim të shekullit të 19-të. Ajo e trashëgoi “fronin” nga bashkëshorti i saj i ndjerë, Zheng Yi, i cili u nda nga jeta në vitin 1807, duke zgjeruar flotën e piratëve. Gjatë tre viteve, ajo shkaktoi terror përgjatë brigjeve të Kinës jugore, ku mijëra civilë u grabitën, u vranë dhe u shitën si skllevër.



Marina perandorake kineze, britanike dhe portugeze nuk mund ta çonin Zheng Yi Sao para drejtësisë. Vetëm kur ajo vendosi të pranonte fajin, atëherë konfederata e madhe e piratëve u shpërbë.

Konfederata e Piratëve të Zheng Yi

Zheng Yi njihej si udhëheqësi i një konfederate të madhe piratësh, i cili njëlloj si bashkëshortja e tij, shkaktoi terror në Detin e Kinës Jugore. Në një periudhe dy vjeçare, Zheng e ndërtoi këtë forcë në rreth 600 anije dhe deri në 40,000 burra. Ata u ndanë në gjashtë divizione, secila e udhëhequr nga një komandant i pavarur që vepronte në një zonë të caktuar të Detit të Kinës Jugore. Secila nga gjashtë flotat identifikohej lehtësisht nga anijet e tyre, që mbanin një flamur të veçantë me ngjyra. Vetë Zheng Yi komandonte më të madhën prej tyre, flotën me 200 anije me flamurin e kuq. Piratët sulmuan anijet nga Hong Kongu në Vietnam, duke përfshirë anije të huaja dhe anije të mëdha tregtare që transportonin mallra të çmuara nga Kina dhe Malajzia. Ngarkesat e kapura përfshinin mallra të çmuara si ar, argjend, mëndafsh, erëza, porcelan kinez, çaj dhe pambuk. Këto mallra më pas u shiteshin tregtarëve në bregdet.

Shefi i piratëve, Zheng Yi u vra në nëntor të vitit 1807. Pesë kapitenët e tjerë të piratëve duhej të vendosnin për një pasardhës, dhe ata zgjodhën të venë e Zheng Yi, Zheng Yi Sao. Ajo kishte punuar si punonjëse seksi përpara se të martohej në vitin 1801. Nuk ishte e pazakontë që gratë kineze të ishin marinare, kapitene ose të përfshira në pirateri, dhe me siguri komandantët piratë duhet ta kenë menduar atë si shumë të aftë.

JU SUGJEROJME

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Nikolla, mesazh me rastin e 1 Majit: Përballë njerëzve të punës, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet
Kryesore

“Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës

26/01/2023
Next Post
Horoskopi për muajin korrik/ Ja çfarë premton për çdo shenjë

Horoskopi për muajin korrik/ Ja çfarë premton për çdo shenjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë
  • “Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
  • “Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In