Aktualitet

Nga puthja e parë te xhelozia, Anita rrëfehen marrëdhënien me Ramush Haradinajn














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:49 - 19/01/21 |
mapo.al

Partnerja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ishte një ndër të ftuarat e puntatës së fundit të emisionit të Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.





Siç të gjithë e dimë, pas emisionit personazhet marrin pjesë në “Afterparty-n” e Luanës, ku i përgjigjen pyetjeve pikante e vendosen përballë zgjedhjeve të vështira.


Radha ishte e Anitës, e cila s’mundi t’i shpëtonte pyetjeve për partnerin e saj, Ramushin.




E pyetur se cili prej tyre është më xheloz, partnerja e ish-kryeministrit u përgjigj:


“S’është se jemi shumë xhelozë. Të arsyeshëm po.”


Anita tregoi se partneri i bën më shumë surpriza, gjë që sigurisht e bën shumë të lumtur.

Përsa i përket puthjes së parë, partnerja e Haradinajt tregoi se ka ndodhur pas shumë takimesh së bashku.

“Puthja e parë ka ndodhur pas disa kohësh që ne kemi dalur dhe kemi ndenjur bashkë. Takimi i parë… Unë nuk e di sesi ta përkufizoj takimin e parë me Ramushin, sepse ne jemi njohur në punë dhe përgjatë punës.”– ka treguar ajo.

Nëse bashkëshorti s’do t’i pëlqente një veshje, Anita do ta ndërronte sepse siç tregoi vetë, Ramushin e ka këshilltarin më të mirë.

Gjithashtu, ajo i bëri dedikimin më të bukur të dashurisë live bashkëshortit:

“Ramush të dua më shumë sesa mund ta mendosh dhe më shumë sesa di të ta shpreh dhe më shumë ndoshta sesa mund ta ndjesh ti.”– i është drejtuar Anita partnerit nga ekrani.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas