Moderatorja bukuroshe dhe shumë e dashur për publikun, Jona Spahiu mbrëmjen e djeshme kurorëzoi në martesë dashurinë me Frenklin. Jona zgjodhi të mos postojë asgjë në rrjete sociale nga dita e saj më e bukur duke e shijuar në privatësi, por nga të ftuarit arritëm të shihnim Jonën nuse dhe atmoferën në dasmë.
Përpos familjarëve e të afërmve, moderatorja kishte ftuar edhe disa miq të saj, personazhe VIP. Vilma Masha, Elona Duro, Ilda Bejleri, Joni Peçi, Ylli Limani, Dritan Shakohoxha etj. Fotot e mëposhtme tregojnë si ishin veshur disa nga të ftuarit VIP në dasmën e Jonës.