Kryeministri Edi Rama njoftoi pak më parë në Facebook, se sot në orën 18:00 do t’i drejtohet shqiptarëve me një mesazh, pas akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha se qeveria fsheh numrin e vërtetë të viktimave nga COVID-19.
Ndërsa mbrëmjen e kaluar, disa media publikuan foto të rënda nga morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga koronavirusi ishin lënë në tokë, pasi duket se morgu nuk ka kapacitete për të përballuar situatën.
Për këto, Rama do të flasë pasditen e sotme në atë që ai e quan mesazh për shqiptaët pas akuzave makabre.
Postimi i Ramës
Sot në 18.00 mesazhi im për shqiptarët pas akuzës makabre për fshehjen e numrit të të vdekurve! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë mundësinë të më ndjekë🙏
1
Etiketa: Covid-19, Edi Rama, Koronavirusi, Morgu i Tiranes, Pamjet nga Morgu, Qeveria fsheh vdekjet