Aktualitet

Nga Shkodra në Vlorë – Koronavirusi në Shqipëri shënon 11 viktima








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:59 - 19/11/20 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 11 viktima nga COVID-19. Viktimat janë të moshës 51-81 vjeç.


Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm, një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.


Ndërkohë që nga 2592 testime të kryera ka patur 786 raste pozitive me koronavirus. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.



Njoftimi i Ministrisë së Shendetësisë:

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2592 testime, prej të cilave 440 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 786 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:


379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër, 31 raste në Fier,
28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë,
20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë,
8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet,
4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë,
2 raste në Malësi e Madhe, Gramsh.

Lexo edhe :  Zëri i Amerikës: Tirana, epiqendra e pandemisë

Në 24 orët e fundit janë shëruar 349 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,565 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.

COVID-19 – Statistika (19 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 786
Të shëruar ne 24 orë 349
Të shtruar në spitale 424
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2,592

Testime totale 165,617
Raste pozitive 30,623
Raste të shëruara 14,565
Raste Aktive 15,401
Humbje jete 657

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 7671
Fier 1178
Durrës 1176
Korçë 903
Shkodër 841
Elbasan 761
Vlorë 717
Lezhë 671
Berat 519
Gjirokastër 463
Kukës 353
Dibër 148

 

LEXO EDHE:

Koronavirusi/ Tjetër rekord në Shqipëri, 786 të infektuar dhe 11 të vdekur


Etiketa: , , ,

Pas