Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar pesë viktima nga COVID-19.
Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-80 vjeç.
Ndërkohë që nga 3029 testime të kryera ka patur 581 raste pozitive me koronavirus.
465 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Janë kryer 3029 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 581 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 37 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 26 raste në Durrës dhe Fier, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Kavajë, 20 raste në Dibër, 19 raste në Shkodër, 16 raste në Krujë dhe Berat, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Mat, 10 raste në Kamëz dhe Peqin, 9 raste në Kukës, 8 raste në Kurbin, Prrenjas, Gramsh, 7 raste në Mallakastër, Divjakë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Librazhd, Bulqizë, Shijak, Kuçovë, Libohovë, 4 raste në Korçë, Tropojë, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Belsh, 3 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Dropull, 2 raste në Tepelenë, Vorë, Patos, Poliçan, 1 rast në Mirditë, Përmet, Selenicë, Roskovec.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,090 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-80 vjeç.
COVID-19 – Statistika (16 Janar 2021)
Raste të reja ditore 581
Të shëruar në 24 orë 465
Të shtruar në spitale 276
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3029
Testime totale 310,667
Raste pozitive 67,216
Raste të shëruara 40,090
Raste Aktive 25,856
Humbje jete 1270
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14899
Fier 1923
Shkodër 1384
Durrës 1429
Lezhë 1017
Vlorë 1030
Korçë 890
Elbasan 1032
Berat 832
Dibër 552
Gjirokastër 477
Kukës 391
Etiketa: 24 oret e fundit, Koronavirusi, perditesimi, Shqipëri