“Këngëtarja shqiptare Dua Lipa jetonte vetëm një vit më parë në një banesë modeste me qira, ndërsa sot po dominon gjithnjë e më shumë muzikën botërore.” Kështu shkruan “The Sun” për artisten e cila fitoi pak ditë më parë dy çmime Grammy Awards, duke u futur në histori si e para shqiptare që vlerësohet në këtë formë nga industria e muzikës.
“The Sun” shkruan se 23-vjeçarja jetonte fillimisht me familjen e saj në një banesë të vogël në Londër, por, pavarësisht kësaj, një mikeshë e saj e fëmijërisë ka pohuar për gazetën e njohur britanike se këngëtarja nuk ka ndryshuar aspak nga fama.
“Dua është personi i njëjtë që ka qenë gjithmonë. Gjatë gjithë jetës ka dashur të bëhet yll i muzikës pop. Është e mrekullueshme që po fiton aq shumë çmime”, citohet të ketë thënë Zana Veseli.
Artikulli fokusohet më tej edhe tek largimi i familjes së Duas nga Kosova në vitin 1992, për shkak të shtypjes së popullatës shqiptare nga regjimi serb, por edhe tek rikthimi në atdhe kur këngëtarja ishte 11 vjeç.
Megjithatë ajo do të zhvendosej sërish në moshën 15-vjeçare në Londër, aty ku sot jeton një shtëpi luksoze në Kilburn.
Në renditjen e sukseseve të regjistruara, Dua Lipa u bë për të dytin vit radhazi artistja më e nominuar në “Brit Awards” dhe të premten iu kushtua edhe një statujë identike prej dylli në Madame Tussauds të Londrës.