Kjo e hënë nis me orë të re policore ku ndalimi i lëvizjes nga ora 20:00 do të shtyhet me dy orë deri në orën 22:00.
Një ditë më parë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në mbledhje me Komitetin Teknik të Ekspertëve ka theksuar se duke analizuar përmirësimin e situatës javët e fundit kanë vendosur që ora e re policore të jetë nga ora 22:00-06:00 të mëngjesit.
Gjithashtu pas më shumë se dy muajsh mbyllje, për shkak të përmirësimit të situatës pandemike në Britaninë e Madhe është vendosur dhe hapja e fluturimeve me këtë shtet.