Aktualitet

Nga të ruhen shqiptarët? Nga virusi? Nga varfëria? Nga armët?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:12 - 29/04/20 |
Nga Alban Zeneli

Të treja vrasin në menyre te ndryshme po përfundimi i njëjtë!


Shqiperia vijon të jetë në karantinë, me kufizime në qarkullim e në liri e të drejta të tjera, por krismat e fillimit të javës me 4 të vrarë, e ato në vijim, deri mbrëmë me dy të plagosur, një në Shkodër e një në Peqin, dëshmojnë se qeveria ka privuar shumicën e qytetarëve nga rutina e zakonshme e përditshme, por nuk ka ndaluar e kufizuar krimin.


Krimi nuk luftohet me retorika boshe, me citate, e as me sondazhe, statistika, apo me fushata. Por, me ligj, me profesionalizëm, e me kurajo e mbeshtetje nga të gjithë.


Çpo ndodh? Prej gati 50 ditësh, shqiptarët jane izolim e kjo do të thote që kemi më pak njerëz në qarkullim, dhe mundësi më të madhe për parandalim të krimeve të rënda, identifikim të atyre me rrezikshmëri, ose më e pakta, zbulim në rast të ndodhjes së ngjarjes. Por këtu vijmë tek paradoksi. Kemi gjurmim të njerëzve nëse thyejnë orarin e liridaljes, por jo gjurmim të atyre që prishin rendin dhe marrin jetë njerëzish me armë. Dhe, rastet kanë treguar, përdorim të një arsenali të rëndë, ku nuk ka munguar kallashnikovi.


Nga njëra anë, kemi qytetarë në burgun e madh, dhe me të liri të mohuara, e nga ana tjetër kemi të dënuarit për krime të rënda, që në të shumtën e rasteve, për shkak të lidhjeve politike dhe qeveritare, kanë të drejtë ajrosjeje dhe privilegje shoqërizimi, më shumë se fëmijët, prindërit apo gjyshërit, të cilëve u mohohet kjo e drejte e patjetersueshme, pa asnjë vendim gjykate.

Po kemi edhe klimë dashurie në kohe korone, të politikës shqiptare, teksa një pjesë e mirë e shoqërisë vuan nga pamundësia për të përballuar edhe me ushqim këto ditë të vështira.

Çdo specialist e di se krimi i organizuar, kohën e karantines e ka shfrytezuar për të planifikuar e planizuar prioritetet në vazhdim, për eliminimin e kundershtareve por dhe të kujtdo që i del si pengese e veprimtarisë.

Rastet e fundit, flasin për dy atentate tipike mafioze, ku u eliminuan katër qytetare. Atentate të mirëllogaritura, të mireorganizuara, e të perfuduara me sukses. Çka na kujton edhe një herë se, krimi mafioz, është në epërsi me institucionet ligjzbatuese që për fat të keq, shume shpesh janë kthyer në evidentues të viktimave.

Sepse, kemi institucione ligjzbatuese, në pjesen më të madhe të tyre, të varura politikisht, të mbingarkuara me detyra dytesore që presin të veprojnë me urdher të shefit, dhe nuk kanë prioritet absolut mbrojtjen e qytetareve, parandalimin e veprimeve të grupeve kriminale, apo garantimin e sigurise publike.

Ecuria kriminale e ketyre koheve e dëshmon. Nuk kemi asnjë peshk të madh nga politika, amdiministrata e lartë, apo sistemi gjyqësor, para drejtesise. Por kemi një numër të konsiderueshëm fukarenjsh pas hekurave. Ndërsa, ata për krime shumë të rënda, dhe madje edhe të dënuar me burgim të përjetshëm, po i lënë një e nga një qelitë. Dihet se, çfarë do të bëjnë me lirinë e tyre.

Do të operojnë në profesionin e tyre, pra intensifikim të veprimtarisë kriminale. Kjo këmbanë alarmi nuk po dëgjohet, po injorohet më saktë nga politika, nga vendimmarrësit. Sepse, interesi i tyre kryesor është pushteti. Dhe mjerisht, shpesh ky interes, shërbehet dhe ndihmohet pikërisht nga krimi i organizuar.


Etiketa:

Pas