Aktualitet

Nga t’ia filloj xhaxhi Uran?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:30 - 13/07/21 |
Keida Kostreci

Nga t’ia filloj xhaxhi Uran?






Për ata që të njihnin dhe që e dinin historinë tënde, ti ishe simbol i rezistencës pa kompromis ndaj komunizmit, një njeri i jashtëzakonshëm, i rrallë, një poet romantik i pandreqshëm, me një shpirt të butë dhe të fortë njëkohësisht.


Por ti ishe edhe një kushëri i dashur, një nga burrat e familjes Kostreci që mishëronte tiparet e kësaj familjeje: dashurinë, krenarinë, pasionin për të mësuar dhe lexuar, urtësinë, rininë e përhershme, përkushtimin ndaj të dashurve, fisnikërinë dhe humorin.







Ti e gjeje fjalën e duhur për të mëdhenj e të vegjël, dashuria jote e thellë dhe e pakursyer.



Ti qe merrje në telefon i pari për çdo Bajram, Krishtlindje dhe Pashkë për të na uruar mua dhe Bledit. Ti qe e mbyllje çdo bisede me fjalet: U puth sytë fëmijëve. Dhe ti që ishe partneri im elegant i vallëzimit në dasma, që dashuronte valsin.



Ti përfaqëson atë brez qe po shuhet dalëngadalë, pa parë një drejtësi të plotë për vuajtjet e tyre, por që kurrë, kurrë nuk hoqi dorë nga vlerat dhe parimet.

Pushofsh në paqe i dashur xhaxhi Uran. Unë, Bledi, Gleni dhe Fiona do ta ndjejmë mungesën tënde dhe ndjehemi me fat që ishe ne jetën tonë.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas