Aktualitet

Nga Tirana në Lushnje – 4 viktima nga koronavirusi, mes tyre edhe një grua








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:34 - 13/01/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 4 viktima nga COVID-19 duke e çuar kështu numrin total të viktimave në 1256.



Mes humbjeve të jetës të raportuara sot është dhe një gua nga lushnja.


Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 76-89 vjeç.



Ndërkohë nga 3307 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 707 qytetarë (656 raste të reja ishin një ditë më parë).



Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 439 qytetarë.


Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 268 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Janë kryer 3307 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 707 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 267 raste në Tiranë, 53 raste në Durrës, 34 raste në Elbasan, 30 raste në Vlorë, 22 raste në Berat, 20 raste në Fier, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Sarandë, 17 raste në Shkodër, 16 raste në Korçë, 15 raste në Lushnje, 13 raste në Pukë dhe në Librazhd, 12 raste në Krujë, Kurbin, 11 raste në Kukës dhe Kamëz, 9 raste në Gjirokastër dhe Delvinë, 8 raste në Mallakastër, Shijak, Kuçovë,7 raste në Kavajë, Pogradec, Dibër, 5 raste në Gramsh, Vorë, Mat, 4 raste në Vau i Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Cërrik, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Bulqizë, Peqin, Konispol, 2 raste në Tropojë, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Selenicë, Roskovec, Memaliaj.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Kosovë - Në 24 orët e fundit 2 viktima dhe 253 raste të reja

Në 24 orët e fundit janë shëruar 439 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,860 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 268 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 76-89 vjeç.

COVID-19 – Statistika (13 Janar 2021)
Raste të reja ditore 707
Të shëruar në 24 orë 439
Të shtruar në spitale 268
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3307

Testime totale 300,413
Raste pozitive 65,334
Raste të shëruara 38,860
Raste Aktive 25,218
Humbje jete 1256

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14542
Fier 1819
Shkodër 1384
Durrës 1363
Lezhë 998
Vlorë 1028
Korçë 934
Elbasan 968
Berat 812
Dibër 536
Gjirokastër 461
Kukës 373

 

 


Etiketa: , , ,

Pas