Në Sarandë janë zbuluar nga policia 50 kubikë me kanabis-sativa. Lënda narkotike është zbuluar në afërsi të grykëderdhjes së Butrintit, në një terren të pyllëzuar.
Në këtë zonë ishte ngritur një kasolle dhe kishte goma automjetesh me bimë te sistemuara për kultivim.
Ne prangat e policisë ka rënë 21-vjeçari Orjan Zeka, dhe 26-vjeçari Mirdash Lila, të dy nga Tirana.
Dyshohet se të rinjtë kërkonin të bënin një parcelë me kanabis, duke shtuar edhe bimët narkotike. Zona ku ata janë zbuluar ka ujë dhe kushtet për rritjen e hashashit.