Aktualitet

Nga uji i ftohtë tek çarçafi gërshet/ Detaje makabre, si u torturua Ilia Kareli














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:58 - 25/09/21 |
mapo.al

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja makabre e shqiptarit Ilia Karaeli në një burg në Greqi. Mediat greke shkruajnë se brenda qelisë ku ndodhi makthi i hakmarrjes së punonjësve të burgut ndaj Ilia Karelit u regjistruan akte tronditëse dhune.






Në shkresën e prokurorisë zbulohen detaje rrëqethëse për mënyrën sesi përfundoi i burgosuri shqiptar i Ilia Kareli. Ai u torturua nga zyrtarët e burgut në Nigrita. Kareli sapo kishte mbërritur në burgun e Nigritas, ku u dërgua pak ditë pasi kishte vrarë me thikë në burgun e Malandrinos, gardianin grek, Jorgos Cironis.


Në burgun e Nigritas, gardianët grekë e rrahën pa mëshirë, duke i shkaktuar vdekjen, që të hakmerreshin për vdekjen e kolegut të tyre.







Seanca e apelit, e paraqitur nga zyrtarët e burgut të dënuar tashmë, filloi të hënën e kaluar por u shty dhe pritet të rifillojë më 29 shtator.





Rasti ndodhi në vitin 2014, ku gardianët e pandehur pohojnë se i dënuari Kareli vdiq për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. Në veçanti, siç pretendojnë ata, ai kishte probleme të tjera dhe nuk vdiq vetëm nga tortura.

Në dosjen e çështjes, nga ana tjetër, thuhet se gjykata “mori parasysh raportin mizor për formimin dhunën e ushtruar ndaj shqiptarit”.

Diku tjetër, theksohet se raporti mjeko-ligjor, zbuloi një hemorragji në kokë, ndërsa zbulohet se Kareli kishte gërvishtje, të çara dhe lëndime në më shumë se 30 vende. Raportohet se arteriet e tij koronare po ashtu ishin të dëmtuara rëndë.

Në raportin mjeko ligjor thuhet se Kareli si pasojë e lezioneve ishemike të miokardit, (goditje në tru) ndërsa vërehet se vdekja klasifikohet si e papritur.

“Tortura metodike nga i akuzuari lidhet kronologjikisht me vdekjen e tij. Ajo i shkaktoi stres dhe dhimbje të fortë viktimës, e cila aktivizoi mekanizmin e sulmit ishemik (goditjes në tru). Vdekja e Karelit nuk është vetëm për shkak të ishemisë së miokardit, por edhe për shkak të lëndimeve“, theksohet gjithashtu në një pjesë tjetër të shkresës së çështjes nga Prokuroria.

Lexo edhe :  Aksident tragjik me motor në Greqi, humbin jetën shqiptari dhe greku

Kujtojmë se pesë vjet më parë, gjashtë nga burgosurit e akuzuar u dënuan me pesë vjet burg , tre të tjerë deri në gjashtë vjet burg, dhe tre të tjerët, përfshirë gardianin dhe një truprojë, me shtatë vjet burg.

Mediat greke raportojnë se Kareli u la për 97 minuta në “frigoriferin” e burgjeve dhe ishin të mjaftueshme që pas torturës Kareli 42-vjeç të humbiste jetën.

Ai nuk mundi të mbijetojë më shumë se 7,5 orë që nga ndalimi i torturës ndaj tij në orën 15:40 deri ku u gjet i vdekur në orën 12:15 edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë vdekur edhe më herët, pasi në qeli u dërgua në orën 18:38.

Kareli u zbulua se kishte pësuar goditje të vazhdueshme në të gjithë trupin e tij, madje edhe në zonat ku ai ishte dëmtuar dhe më parë.

Ndër tortura ishte edhe hedhja e ujit akull të ftohtë në trup. Tortura vazhdoi duke e rrahur derisa ai nuk mundi të qëndronte më në këmbë në një kohë ku temperaturat nuk i kalonin 10 gradë celsius.

“Ata përdorën një gërshet të improvizuar me një çarçaf, i cili ishte konfiskuar në të kaluarën nga kontrollet në qelitë e të ndaluarve. Me këtë, ata shkaktuan goditje të shumta, në mënyrë metodike dhe të organizuar, në një zonë që nuk u filmua, padyshim sepse nuk do të ishte e mundur të hetohej më vonë se kush kryente veprime specifike, si dhe çarje në shpinë dhe thembra“, thuhet më tej në dosjen e Prokurorisë.

165


Etiketa: , , ,

Pas