Pas përplasjes me Erin, djalin e ri që hyri në “Për’puthen”, Fationi vendosi të largohej nga programi. Ai u shpreh se nuk mund të qëndronte më aty, pasi nuk donte të bëhej pjesë e intrigave dhe mashtrimeve që po ndodhnin brenda në program.
Para se të largohej ai pati dhe një përballje të ashpër me Melisën, të cilën e akuzoi se kishte nisur një lidhje dashurie jashtë programit me një nga djemtë e “Për’puthen”. Melisa nuk i pranoi akuzat e tij, ndërsa Fationi nuk preferoi të fliste më gjatë. Ndërkohë i ftuar së fundmi në emisionin “Roped With Olsi”, Fationi është shprehur se Melisa është personazhi më fallco brenda emisionit.
Sakaq ai nuk ka nguruar të tregojë edhe bisedën e fundit që ka bërë në “WhatsApp” me konkurrenten e “Për’puthen”.
“Ku je ti? S’ke ardhur”, ishin fjalët e fundit që ata kishin shkëmbyer me njëri-tjetrin.
Fationi tha se këto mesazhe kanë shumë kohë, që kur Melisa u bë pjesë e programit dhe u çudit që ende nuk e kishte fshirë numrin e saj nga celulari.
Ndërsa kur u pyet se për cilat nga vajzat brenda programit kishte krijuar një ndjenjë, Fationi tha se për asnjërën prej tyre. Megjithatë ai shtoi se për Ana Lleshin ka pasur afeksion, sepse kishin kimi dhe kuptoheshin me njëri-tjetrin.