Thursday, October 5, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Nga Vangjush Dako te Aqif Rakipi/ Të gjitha qëndrimet e ndryshme të Bashës dhe Berishës për “non grata” e tjerë

by us er1
12/04/2022
in Aktualitet, Kryesore
0

Ish-kryeministri Berisha mundet të dalë nga Foltorja e tij apo ajo e Kuvendit dhe të akuzojë me emra e mbiemra deputetë të maxhorancës apo ministra të qeverisë dhe familjarët e tyre për afera korruptive. Por, kur fjala vjen te “non grata”, ai zgjedh të anashkalojë.

Pyesni Rakipin dhe Ndroqin, iu përgjigj ai të hënën gazetarëve që i kërkuan një koment për përcaktimet e reja nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ai i Thesarit, që përfshinin një ish-deputet dhe një biznesmen.



Edhe më vonë, gjatë një interviste televizive, Berisha zgjodhi të mos komentojë, ndërsa u ndal tek beteja personale me Sekretarin e Shtetit. Ai e cilësoi përcaktimin e tij “non grata” si lobim korruptiv i kryeministrit Rama dhe filantropit George Soros, akuza që i ka artikuluar edhe më herët.

“Të më pyesësh nëse jam kundër sanksioneve, të bazuara nuk jam kurrë”, pohoi ish-kryeministri Berisha, i cili u shpall “non grata” tetë vite pas largimit nga drejtimi i PD-së dhe humbjes së zgjedhjeve më 2013-n.

Vit, kur Rakipi si deputet i PDIU-së ishte aleat me Partinë Demokratike. Katër vite më pas, PDIU dhe Rakipi thyen rekorde në Qarkun e Elbasanit, duke e ccuar forcë e tretë politike Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet në atë qark.

Por ishte PD që kërkoi thellim të hetimeve, e bindur se deputeti Aqif Rakipi kishte fshehur të shkuarën e tij në formularin e dekriminalizimit. Prokuroria vërtetoi se ishte përfshirë në veprimtari kriminale, me pseudonim.

Emri i Aqif Rakipit ishte ndër më të lakuarit në retorikën e Lulzim Bashës, ku akuzonte kryeministrin Rama, ish-aleatin e tij Tom Doshi dhe ish-deputetin Rakipi për masakrën zgjedhore.

Ky i fundit, i dalë nga Parlamenti për shkak të Ligjit për Dekriminalizimin nuk kandidoi në zgjedhjet e 25 Prillit, por ishte i biri i tij Orlando që theu rekordet me 16 mijë vota dhe nga vendi i 30-të në listat zgjedhore u katapultua në Kuvend, bashkë me të afërmin e tyre Saimir Hasalla, i cili u rendit i dyti për nga votat preferenciale në Qarkun e Elbasanit.

“As Edi Rama e as Tom Doshi, as Aqif Rakipi dhe bandat e Durrësit e askush tjetër nuk mund ta marrë peng këtë vend”, deklaronte Basha majin e shkuar, ku thoshte se asgjë nuk kishte marrë fund me 25 Prill.

Me dosje voluminoze përfaqësues të PD-së paraqiteshin në KQZ e më vonë në KAS për të faktuar atë që kreu i tyre atëkohë e cilësoi si vjedhje industriale votash.

PS arriti të marrë në Qarkun e Tiranës 26 mijë vota më shumë se zgjedhjet e kaluara, ndërsa 16 mijë të tilla i kishte marrë vetëm kandidati i ri, 27-vjeçari Orlando Rakipi.

Ish-kryetari Basha reagoi pas përcaktimit publik, me epërsinë e dikujt të cilit akuzat iu faktuan “Koha na dha prapë të drejtë! Aqif Rakipi, Tom Doshi, Vangjush Dako janë bedelët me të cilët Edi Rama kreu masakrën zgjedhore dhe tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve që kërkonin ndryshim”, do të reagonte Basha. Të tre emra “non grata” për Departamentin Amerikan të Shtetit, ku i fundit u akuzua nga PD gjatë mbi dosjen “339”, ku nga përgjimet e publikuara në media kishte dyshime se Dako kishte bashkëpunuar me grupin kriminal të Avdylajve për ndikim në votime.

Më 2019-n, ishte Berisha që denonconte me pjesë nga dosja “339” e Avdylajve, ku kishte përgjime të kryebashkiakut të Durrësit me anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, për favore në këmbim të votave.

Dako u shpall atë vit si “non grata” për përfshirje në korrupsion, të njëjtat motive për të cilat u shpall edhe Sali Berisha në maj të 2021-shit, vetëm një muaj pas zgjedhjeve ku ai doli sërish deputet i Partisë Demokratike.

Si një njeri me konflikt interesi, ndonëse Berisha merr shembuj edhe nga rajoni si rasti i Gruevskit, i cili u arratis pas një procesi gjyqësor në vendin e tij, ai zgjedh të heshtë për ‘non grata’-t e fundit në një përpjekje pa shumë sukses të nxjerrë veten jashtë nga emrat e tjerë të përcaktuar publikisht, ku shumica syresh i përkasin kampit politik kundërshtar. I gjendur në këtë ngërç, Berisha nuk do të mundet të ketë të njëjtën lirshmëri qëndrimesh që ka kundërshtari i tij më i ri, Basha. Nëse e ke kaluar vijën “non grata” pas proceseve te gjatë të hetimeve të DASH dhe siç thote ShBA vendim i pakthyeshëm, vështirë të kesh një qëndrim të ndryshëm dhe pro sanksioneve për të korruptuarit e kampit tjetër politik.

Tags: Aqif RakipiLulzim Bashanon grataPDSali Berishavangjush dako

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Detaje nga krimi horror në Fier/ E reja la fëmijët për të jetuar me djalin e 61 vjeçarit

Detaje nga krimi horror në Fier/ E reja la fëmijët për të jetuar me djalin e 61 vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In