Pasditja e të premtes do t’i gjejë 300 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste, të ulur në shkallët e Amfiteatrit të Tiranës.
Do të jetë një asamble nga ku do të votohen strukturat drejtuese të partisë në pushtet kjo në funksion të performancës për betejën e 25 prillit.
Është zgjedhur amfiteatri Tiranës për këtë mbledhje në zbatim të masave anti-covid. Megjithëse selia rozë nuk e ka publikuar ende agjendën, nuk pritet ndonjë surprizë pasi detyrat e kësaj asambleje i ka përcaktuar kongresi i fund shkurtit.
Antarëve të asamblesë do t’u duhet të votojnë për kryesinë e re të PS si dhe sekretariatin ekzekutiv të partisë. Me votim të fshehtë do të zgjidhet edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS.
Fjala e kryesocialistit Rama, përpara asamblesë do të përcjellë tone të forta organizative, për zgjedhjet parlamentare, në arritjen e objektivit të marrjes të 74 mandateve.
Në të shkuarën Edi Rama nga mbledhjet e asamblesë ka anoncuar ndryshime të kabinetit qeverisës. Por a do të bëj Edi Rama kurban këtë të premte, disa prej ministrave të qeverisë aktuale? Gjithçka mbetet e hapur duke ia shtuar ethet e shkarkimit më së shumti, disa prej ministrave me pak, apo askap kontribut në Partinë Socialiste.