Aktualitet

Nga vrasja me armën e shërbimit te burgu dhe largimi drejt Anglisë, kush është ish-polici i ekzekutuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:25 - 27/08/21 |
mapo.al

Gazeta Mapo ka siguruar foton e Sokol Çelajt, 58-vjeçarit i cili u vra në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Malësi të Madhe.






Ai ka ardhur në Shqipëri pasi ishte i ftuar në disa dasma. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, kur iu bë atentati po kthehej në shtëpi, pasi kishte vizituar një të afërm.


Çelaj i cili ka punuar si polic në vitin 1989, ka vrarë një person me armën e shërbimit. Gjykata asokohe e konsideroi vrasje nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg, për të shkuar më pas në Angli.







Të afërmit e personit që ka vrarë 58-vjeçari jetojnë në Itali. Kjo është një nga pistat që po hetohet deri më tani, por nuk përjashtohet ndonjë konflikt jashtë vendit.




Si ndodhi vrasja
Ai ishte duke shkuar drejt shtëpisë me makinë dhe shoqërohej nga gruaja e tij, kur persona ende të pa identifikuar i bënë pritë dhe lëshuan breshëri plumbash mbi mjetin me të cili po udhëtonte. Çelaj në mjet shoqërohej nga bashkëshortja e tij.



Çelaj ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plumbave të marra pranë zemrës dhe sipër brinjëve.

LEXO EDHE:

Vrasja e Sokol Çelajt, bashkëshortja: Na zunë pritë

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas