Eugjen Merlika; Shqipëria përtej detit
Është promovuar dje libri i publicistit Eugjen Merlika. “Demokratura shqiptare” , në vështrimin e një të mërguari. Ky libër i cili vjen në logon e shtëpisë botuese “UET Press” ështё njё përmbledhje shkrimesh tё njё periudhe relativisht tё gjatё, 2004 – 2017, qё pasqyrojnё mendimet e përsiatjet vetjake rreth jetёs politike, shoqёrore, ekonomike kulturore tё Shqipërisë.
A nuk ёshtё tipar i demokraturёs qenёsia e njё klase politike, nё tё cilёn janё tё pranishёm elementё tё krimit nё tё gjitha format e veta e qё, nё eksponentёt e saj kryesorё, e kanё kthyer politikёn nё profesion, nё vend qё tё ishte njё mision nё shёrbim tё çёshtjes sё madhe tё Atdheut ? A mund tё quhet demokraci njё sistem politik, nё tё cilin votat dhe rezultatet e tyre tjetёrsohen nё dobi t’atyre qё qeverisin apo janё nё gjendje t’i blejnё ato? A mund tё quhet demokratik njё vend nё tё cilin njihet vetёm formalisht pavarёsia e pushteteve dhe institucioneve jo politikё, mbasi gjithshka pёrqёndrohet nё duart e atyre qё”fitojnё” zgjedhjet e tjetёrsuara? Ҫfarё emri mund t’i vemё njё shteti qё, nё çdo ndёrrim pushteti qendror, do tё zёvendёsojё tё gjithё zyrtarёt e tё gjithё niveleve e profileve, duke bёrё tё jetojnё nё ankthin e mbijetesёs mijëra njerёz?
Këto janë pyetjet që parashtrohen në librin e Eugjen Merlikës “Demokratura shqiptare”, i cili u promovua sot në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.
Ky libër i cili vjen në logon e shtëpisë botuese “UET Press” ështё njё përmbledhje shkrimesh tё njё periudhe relativisht tё gjatё, 2004 – 2017, qё pasqyrojnё mendimet e përsiatjet vetjake rreth jetёs politike, shoqёrore, ekonomike kulturore tё Shqipërisë tё cilёn, autori edhe pse fizikisht jashtë vendit e ka ndjekur si të kish jetuar këtu. Shkrimet e tij në khë janë botuar nga të përditshme e periodikë si nga “Sindikalisti”, “Liria”, “Republika”, “55”, “Bota shqiptare”(Romё), “Gazeta shqiptare”, nё shtojcёn “Milosao”, “Tema”, “Shekulli”, “Illyria” e “Dielli” nё Nju Jork, “Standart”, “Shqiptari i Italisё”, “Metropol”, “Shqiptarja.com”, e deri tek “Mapo”, ku shkrimet e tij botohen prej 10 vitesh tashmë.
Ky vëllim është i treti për Merlikën pas botimeve “Përsiatje” dhe “Elegji për brezin tim”.
“Si tё gjithё ata shqiptarё qё dolёn nga njё pёrndjekje 45 vjeçare e regjimit komunist edhe unë shpresova e mendova se ndryshimi i sistemit shoqёror, nga njё diktaturё e hekurt nё njё demokraci, sado e brishtё tё ishte, pёrbёnte njё kthesё tё madhe, historike, nё planin e pёrgjithshёm kombёtar e n’atё vetiak e familjar. Nё tё parin ndryshimet, edhe se epokale nё saj tё shembjes sё komunizmit si njё sistem shtypёs nё gjithё pjesёn lindore t’Evropёs, nuk patёn ritmet e pritshme, duke u luhatur mes “njё bote qё nuk donte tё vdiste e njё tjetre e pafuqishme tё lindёte”. Nё planin e dytё, atё familiar e vetiak, e vetmja mёnyrё pёr t’u larguar nga Grabiani i Lushnjes, vendi i internimit tё familjes nё dhjetёvjeçarin e fundit, qe largimi pёr nё Itali, Vendi i lindjes sё nёnёs sime. Aty filloi njё tjetёr jetё vёshtirёsish e pune tё lodhёshme, por me kёnaqёsinё pёr tё parё si shpёrblim mbas shumё viteve tre bijtё e bijat tё diplomuar e tё sistemuar me punё.”- tha Merlika për të pranishmit.
I pranishëm në ceremoninë promovuese ishte edhe ish-kryeministri Aleksandër Meksi, i cili tha se ky libër ka interes për lexuesin, duke u nisur edhe nga historia e vuajtjes afro 50 vjeçare që ka kaluar familja e Merlikës. “Jeton jashtë e si të gjithë emigrantët punon dhe nuk ka ndonjë pasuri, e megjithatë e gjen kohën në kushtet e migracionit të nxjerrë dhe të botojë 11 vëllime të gjyshit të tij, një pjesë e mirë e të cilave janë dokumente të dorës së parë, për periudhën nga themelimi i shtetit shqiptar e deri në luftërat botërore. Ka shkruar ndërkohë dhe vete, por ndryshe nga të tjerët që janë jashtë, ngaqë vjen shpesh për të marrë materiale për të punuar e njeh edhe jetën këtu, nuk merret të japë mësim si duhet të bëjmë ne këtu, por jep impresione dhe vërejtje që mund ketë dhe është mjaft i përmbajtur i saktë dhe mundohet të jetë i sinqertë në mendimet e tij.”- tha Meksi
Sipas drejtoreshës së botimeve “UET Press” Merlika nuk është vetëm një vëzhgues, por dhe një këshillues i politikës, orientues duke parashtruar forma sesi mund të tejkalohet kriza. “Pavarësisht një zhgënjimi që nuk e fsheh në pjesën më të madhe të shkrimeve, ai vazhdon të besojë se demokracia e ëndërruar do të vijë vetëm atëherë kur të mos ekzistojë demokratura.
Një formë e vendeve me stabilitet të brishtë, Shqipëria përtej Adriatikut projektohet e tëra një demokraturë e trishtë në tryezën e punës së Eugjenit e ai s’mund të gjejë term tjetër për të përkufizuar shqetësimin e tij të brendshëm.”- ka thënë Bardhyli.
Për librin e Merlikës folën edhe gazetaren Admirina Peçi dhe Leonora Laçi. Sipas Laçit
disa nga shkrimet e Merlikës janë profetike, analiza të thukta pa ngjyrime emocionale, objektiv dhe pa i thurur elozhe. “Këto shkrime na paraqesin një tablo të jetës politike kryesisht, të dështimeve e sukseseve të saj. Ku politika shqiptare shpesh paraqitet e zymtë, zgjedhjet apo zgjidhjet që politikanët shqiptarë kanë bërë shpesh kanë qenë të gabuara, dritëshkurtëra, kapërcimet nga njëri krah në tjetrin ngjajnë si krah të një trupi të vetëm që nuk ndryshojnë shumë, përbaltojse idealesh kombëtare, politikë e destinuar për të dështuar.”
Laçi shtoi se në këtë publicistikë Merlika është kritik ndaj qeverive shqiptare imituese të njëra-tjetrës, flamurtare të interesave për ngjitje në pushtet, artikujt përfshijnë harkun kohorë 2004-2017 dhe na njeh me një tablo politike dhe këndvështrimin e tij mbi politikën shqiptare, ngjarje të caktuara, siç janë zgjedhjet e 3 korrikut 2005, zgjedhjet presidenciale, etj.
Mbase është largësia që e ndihmon publicistin të jetë më i ftohtë sesa ata që jetojnë çdo ditë në vorbullën e saj.
Sipas autorit Demokratura e ka kthyer Shqipёrinё nё njё shtet pa asnjё strategji tё dobishme ekonomike, e cila duhet tё vlerёsojё e nxisё punёn e pёrditёshme tё punonjёsve nё degёt e ndryshme tё ekonomisё, kryesisht tё bujqёsisё. Nё gjithё kёta vite tё pas komunizmit, me pёrjashtim tё ndёrtimeve, edhe ata shpesh pa kriteret e duhur, ekonomia nuk ka pasur njё strategji nё pёrputhje me mundёsitё potenciale tё Vendit.
Demokracia e ёndёrruar, me kalimin e kohёs, mori trajtёn e njё sistemi partitokratik, qё ndёrronte ngjyrat sё jashtёmi por qё funksiononte me tё njёjtat ligje, tё shkruara e tё pashkruara, nё brendёsi tё saj. “Duke u munduar tё paraqes e tё trajtoj nё shkrimet e mija argumentet mё nё dukje tё ecurisё sё shoqёrisё e tё shtetit, rashё nё pёrsёritje tё temave, sepse problemet pёrsёriteshin herё mbas here, pa gjetur rrugёn e zgjidhjes. Sistemi bёri hapa tё ngadalshёm nё ecjen drejt modelit tё shoqёrive Perёndimore, por vraponte me revan drejt objektivave tё pasurimit tё klasёs drejtuese, njё dukuri qё thellonte gjithёnjё e mё shumё pabarazinё ndёrmjet shtresave tё ndryshme tё popullsisё. Paligjshmёria, e kthyer nё sistem pasurimi tё njё pakice qё kishte nё dorё levat e drejtimit, kushtёzonte edhe strukturёn mbajtёse tё godinёs sё Shtetit, qё mbyllej si iriqi, duke kundёrshtuar çdo prirje ripёrtёritje tё klasёs sё tij drejtuese.”
Merlika tha se demokracia mori trajtat e njё sistemi tё mangёt e tё prirur nga njё farё autoritarizmi, tё pёrfaqёsuar nga t’ashtuquajturat figura karizmatike, gjёndje qё vazhdon edhe sot e kёsaj dite.
Jeta në kampin e Tepelenës, emigrimi në Itali dhe zhgënjimi me regjimin e ri të nipit të Mustafa Krujës
Në historinë e mendimit shqip pas viteve ‘90, Eugjen Merlika është një nga vëzhguesit e hollë të ndryshimeve politike, jetës social-kulturore dhe ekonomike të një Shqipërie gjithnjë në ndryshim, shjruan në parathënien e librit drejtoresha e botimeve “UET Press”, Alda Bardhyli,
Pinjoll i një familjeje, historia e së cilës është e shkuara jonë, Merlika ka ditur ta shndërrojë përvojën e kujtesës në një mjet në shërbim të së tashmes. Saga e tij familjare nën diktaturë, të cilën ai e ka rrëfyer në disa botime, është një nga dëshmitë më të forta mbi komunizmin shqiptar. Vitet e kaluara në kampin e Tepelenës, kur ishte ende një fëmijë, nuk mundën të fashisnin tek ai atë shkëlqimin e fortë të gjenit në sy, shkëlqim që u ngjan aq shumë syve të zinj e të vegjël të së ëmës, Elenës, vajza e bukur e Sotir Gjikës, drejtor i gazetës “Kuvendi” që botohej në Romë. Takimi me Petrit Merlikën, djalin e Mustafa Merlikës, do të ndryshonte përgjithmonë jetën e saj. Pas studimeve me rezultate të shkëlqyera në Akademinë e Napolit, ajo udhëton drejt Tiranës, e bindur se dashuria ishte rruga e saj. Teksa më 1949-n, pas arrestimit të së shoqit e të kunatit, kamioni linte pas fusha e lumenj për të mbërritur në Tepelenë, ajo mbante fort nën krahë djaloshin e vogël, humbur në kujtimet e një kohe që nuk do ta jetonte më kurrë. Elena do të printe më vonë karvanin e grave e vajzave të internuara, duke mbajtur mbi shpinë dru e pleh, e kokën lart dhe duke ruajtur dinjitetin e familjes që përfaqësonte.
Pas rënies së komunizmit, Eugjeni u zhvendos për të jetuar bashkë me familjen në Itali, duke zgjedhur kështu vendin e lindjes së saj për të ndërtuar jetën e re. Ndoshta jeta e Elenës, është libri më i bukur që ai do të shkruajë një ditë.
Nga Sesto Calende e provincës së Varezez ku jeton prej vitesh, ai ndërton çdo ditë përmes shkrimeve në tryezën e tij të punës, skaletën e një Shqipërie që “vazhdon ta lëndojë”, përmes informacioneve që lexon në çdo kohë në shtypin shqiptar.
“Demokratura shqiptare” është kjo Shqipëri, e ndërtuar ditë pas dite, në mendjen e një njeriu që nuk mund të ketë ndarje shpirtërore me të. Libri është një përmbledhje e shkrimeve të botuara përgjatë trembëdhjetë viteve 2004 – 2017, të cilat sjellin një këndvështrim ndryshe të realitetit politik shqiptar. Të gjitha shkrimet përshkruhen nga shpresa e hershme e tij, që pas një diktature gati gjysmëshekullore, forcimi i demokracisë është një detyrë historike për protagonistët e politikës shqiptare. Merlika nuk është vetëm një vëzhgues, por dhe një këshillues i politikës, orientues duke parashtruar forma sesi mund të tejkalohet kriza. Pavarësisht një zhgënjimi që nuk e fsheh në pjesën më të madhe të shkrimeve, ai vazhdon të besojë se demokracia e ëndërruar do të vijë vetëm atëherë kur të mos ekzistojë demokratura.
Një formë e vendeve me stabilitet të brishtë, Shqipëria përtej Adriatikut projektohet e tëra një demokraturë e trishtë në tryezën e punës së Eugjenit e ai s’mund të gjejë term tjetër për të përkufizuar shqetësimin e tij të brendshëm.
“A nuk është tipar i demokraturës qenësia e një klase politike, në të cilën janë të pranishëm elementë të krimit në të gjitha format e veta e që, në eksponentët e saj kryesorë, e kanë kthyer politikën në profesion, në vend që të ishte një mision në shërbim të çështjes së madhe të Atdheut? Kjo është një nga pyetjet që ai shtron në këto shkrime, si shumë të tjera që do t’i gjeni natyrshëm gjatë leximit, teksa do të formësoni modelin e një intelektuali që e lexon Shqipërinë në dy kohë, në komunizëm dhe demokraturë”, – shprehet drejtoresha e botimeve “UET Press”./Mapo.al/
Parathënia e librit nga Alda Bardhyli.