Kryesore, Politika

‘Nga Zagani tek tenderi i Unazës’: Pse ky reagim i Ilir Metës ndaj Ramës

Dita e enjte u mbyll me tensione të larta mes kreut të shtetit dhe kreut të ekzekutivit. E premtja nuk nisi më ndryshe.


Në një postim në FB, presidenti Ilir Meta thotë se askush nuk mund ta shantazhojë atë. Më pas ai rreshton një seri akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama.

Rama: Meta është në atë fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët

Gjithçka vjen pasi Meta refuzoi të dekretojë Gent Cakajn në postin e Ministrit të Jashtëm.

“Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!”, shkruan Meta në faqen e tij në Facebook.

Një ditë më parë Edi Rama reagoi me gjuhë të ashpër ndaj presidentit. Madje në takimin me trupin diplomatik, e përdori situatën për të sulmuar Metën dhe për të theksuar se Cakaj do bëhet ministër i Jashtëm.

“Më vjen sinqerisht keq, që pasuesi i Bushatit, një shqiptar i ri nga Prishtina, me një dituri të admirueshme dhe modesti të spikatur intelektuale, gjëra të cilat do të keni mundësinë t’i konstatoni nga afër, e ka nisur rrugëtimin e tij si ministër i ardhshëm i Europës dhe Punëve të Jashtme në një mënyrë tejet të pazakonshme në pazakonshmërinë e mjedisit tonë politik dhe publik.

Paragjykimet, balta e terrenit politik shqiptar dhe mllefi i pangushëllueshëm i injorantëve kanë bërë për të, prezantimin më të rrejshëm publik që mund të imagjinohet, përpara se ai vetë të hapë gojë si ministër,” tha Rama.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas