Aktualitet

Nga 30 qershori te shkarkimi i Metës, java e nxehtë në Gjykatën Kushtetuese














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:44 - 20/06/21 |
mapo.al

Fundi i qershorit do të shënojë dhe seancat më kritike që do të mbahen në Gjykatën Kushtetuese.






Të mërkurën trupa me shtatë anëtarë ka parashikuar të zhvillojë seancën e parë sa i përket zgjedhjeve vendore të vitit 2019.


Ka qenë kryetarja e Shoqatës së Bashkive, Voltana Ademi, e cila ka kërkuar pavlefshmërinë e votimeve të 30 qershorit për zgjedhjen e kryebashkiakëve.







Situate duket më e komplikuar kur në vend të saj është zgjedhur socialisti Pjerin Ndreu.



Procesi i zëvendësimit në krye të Shoqatës është konsideruar i paligjshëm nga Ademi, ndërkaq edhe gjykata e shkallës së parë nuk ka bërë ndryshimin e emrave në regjistër, por ka kërkuar shpjegime të mëtejshme.



Megjithatë tashmë e mërkura do të vendosë se si do të përfaqësohen palët, dhe çfarë kërkesash do të ketë Gjykata Kushtetuese.

Këtë javë trupa pritet po ashtu të vendosë se kur do të nisë diskutimin për kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Lexo edhe :  Presidenti Meta dekreton qeverinë 'Rama 3'

Pak ditë më parë vendimi i Kuvendit i është dorëzuar zyrtarisht gjykatës e cila ka 3 muaj kohë për tu shprehur.

Për të miratuar kërkesën duhet që të votojnë pro të paktën 5 nga 7 anëtarët.

Një tjetër temë që ose do të shuajë tensionet ose do ti shtojë edhe më shumë është dhe çështja e Teatrit Kombëtar.

Pasi ka dëgjuar palët javën e shkuar trupa është tërhequr për të marrë vendim.

Mazhoranca dhe Bashkia e kanë mbrojtur procedurën e ndjekur për shembjen.

Ndërsa Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Presidenca i kanë konsideruar veprimet antikushtetuese ndaj dhe kanë kërkuar rindërtimin ku ishte dhe si ishte.

Edhe pse u tha që vendimi do të zbardhej të premten, mesa duket anëtarët e Kushtetueses ende nuk kanë arritur në përfundim.

1


Etiketa: , ,

Pas