Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit në media të një rasti ngacmimi seksual me të mitur në Arapaj të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në datën 4 korrik, ku dy jem minorenë të moshës 13 dhe 16 vjeç kanë ngacmuar një 8-vjeçare. Policia mohon që të ketë mbajtur të fshehtë ngjarjen, por sqaron se është rezervuar në dhënien e informacioneve për shkak të sensitivitetit të kësaj çështje. Siç bën të ditur Policia e Shtetit, një ditë pasi e mitura është ngacmuar, është ndaluar një prej djemve, ndërsa tjetri, për shkak të moshës minore, do të ndiqet në gjendje të lirë. Ndalimi i 16-vjeçarit është pasqyruar në buletinin e Policisë së Shtetit të datës 6 korrik 2019.
Njoftimi i Policisë
Nisur nga keqpërdorimi mediatik i ngjares së ndodhur më datë 4 korrik 2019, në Durrës, ku dy të mitur kanë kryer vepra të turpshme më një shtetase të mitur dhe se Policia ka fshehur ngjarjen, sqarojmë opininon publik se:
Në datë 04.07.2019, pranë Komisariatit të Policisë Durrës është paraqitur dhe ka bërë kallëzim një shtetase, e cila ka shpjeguar se rreth një javë më parë vajza e saj është gënjyer nga dy shtetas po të mitur, banorë të lagjes, të cilët kanë kryer vepra të turpshme.
Për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, Policia e Durrësit menjëhetë ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke e marrë në pyetje vajzën në prani të psikologes dhe nënës së saj, si dhe është komunikuar me prokuroren e gatshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Si rezultat i veprimeve të kryera, më datë 05.07.2019, është bërë ndalimi i një të mituri, i moshës 16 vjeç, ndërsa një i mitur tjetër i dyshuar si autor në këtë ngjarje është nën moshën e përgjegjësisë penale dhe është ndjekur në gjendje të lirë.
Në lidhje me këtë ngjarje me impakt në publik dhe me pasoja për shtetasen e mitur dhe familjarët e saj, Policia e Shtetit ka shmangur në maksimum publikimin e këtij rasti, duke e lënë shkurt e pa detaje në Webin zyrtar:
Në këtë kuadër Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të shmangë sa të jetë e mundur publikimin e të dhënave personale të vajzës së mitur apo detaje rreth ngjarjes.
Policia e Shetit është e angazhuar dhe e përkushtuar në shërbim të qytetarëve dhe në luftë pa kompromis kundër paligjshmërisë.
LEXO EDHE:
Durrës/ 8-vjeçarja ngacmohet seksualisht në grup, 1 në pranga
Etiketa: Durrës, ngacmim seksual, policia e shtetit