Tom Hanks i ka shkruar një letër prekëse një djali nga Australia, që po vuan ngacmimet e shokëve të tij, për shkak të emrit. 8 vjeçari quhet Corona, por po tallen me të dhe po e thërrasin Coronavirus. Djali po kalon një periudhë jo të mirë.
Tom Hanks madje i dërgoi si dhuratë edhe një makinë shkrimi, të brandit, Corona.
Fillimisht, 8 vjeçari i shkroi aktorit të famshëm, bën të ditur BBC, duke e pyetur se si është ai dhe bashkëshortja, pas lajmit që ata të dy u prekën nga virusi. Më tej, i tregoi historinë. I tha se i pëlqente dhe e donte emrin e tij, por për shkak të çfarë po ndodh, kanë nisur ta përqeshin, duke e quajtur, jo Corona, por Coronavirus.
Më mërzit dhe me nervozon shumë, kur më thërrasin kështu, shkruan djali. Tom Hanks, iu përgjigj me një letër, që e nis; “I dashur mik, Corona”.
“Letra juaj, na bëri shumë të lumtur, mua dhe bashkëshorten time. Faleminderit që je një mik kaq i mirë në ditë të vështira. Ti je i vetmi njeri që kam njohur, me këtë emër, Corona, si unaza rreth diellit, si kurorë”, shkruan Hanks.
Aktori, fitues i çmimit Oskar, i ka dërguar po ashtu një dhuratë djaloshit, një makinë shkrimi, të markës Corona.
“Mendova që kjo do të të pëlqejë, dhe shpresoj ta përdorësh të më shkruash”, i thotë Hanks. Prindërit e Coronës u shprehën se djali i tyre ndihet shumë mirë nga mbështetja e mikut të ri që ka në SHBA./ Mapo.al
Etiketa: Corona, djali 8 vjeçar, letra e aktorit, tom hanks