Aktualitet

Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:34 - 13/08/20 |
mapo.al

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë me profesion mjek Numan Baliç është përfshirë në një skandal seksual.


Një nënë 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në repartin e Ortopedisë në Spitalin e Pejës, është ankuar se është sulmuar seksualisht nga mjeku i këtij spitali, Numan Baliç.


Konfirmimi vjen edhe nga Prokuroria e Pejës. “Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.


Lidhur me rastin ka njoftuar edhe policia në raportin 24-orësh. “SULM SEKSUAL-Rr. Nëna Terezë, Pejë 12.08.2020-22:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.


Në gusht të vitit 2018, ai u akuzua se kishte ngacmuar një praktikante, sërish në spitalin e Pejës.


Etiketa: , , ,

Pas