Policia e Tiranës ka arrestuar 42-vjeçarin A.M., i shpallur në kërkim për “ngacmim seksual.”
Sipas njoftimit të policisë, “ky person më datë 21.03.2021 ka ngacmuar seksualisht një të mitur.”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, shtuan të njëjtat burime.