Një 24-vjecar ka rënë në prangat e policisë pasi ka ngacmuar seksualisht me një të mitur. Policia njofton se pas hekurave ka rënë i riu i identifikuar me inicialet O.N.
Ngacmimi seksual ka ndodhur në afërsi të fshatit Shupalë ndërsa mbetet e paqartë si ndodhi ngjarja. Vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. S., 24 vjeç, sepse në afërsi të fshatit Shupalë, ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, njofton policia.