Aktualitet

Ngacmonte punonjëset femra të një kompanie, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:03 - 29/04/20 |
mapo.al

Disa punonjëse të një kompanie në Tiranë, janë përballur me ngacmime seksuale dhe ankth, si pasojë e shqetësimeve të krijuara nga një djalë i ri


Nga ana e efektivëve të komisariatit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Ngacmim seksual”, i shtetasit E. Q., 33 vjeç.


I riu akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ngacmonte punonjëset femra të një kompanie, duke i shkaktuar frikë dhe ankth.


Vajzat e ngacmuara janë bërë bashkë dhe kanë bërë denoncimin në polici. Raporti i 33-vjeçarit me të rejat nuk bëhet me dije, teksa paraprakisht mendohet se punonin në të njëjtin vend.


Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, për të hedhur dritë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas