Gjatë 20 viteve të fundit Kina ka qenë burimi më i madh dhe më i besueshëm i rritjes së ekonomisë botërore. Ajo ka kontribuar me një të katërtën e rritjes së PBB-së globale gjatë dy dekadave të fundit dhe nga 80 tremujorë ka njohur ekspansion në 79 prej tyre. Në shumicën e periudhës që kur Kina u hap si treg, pas vdekjes së Maos, Partia Komuniste ka qenë më praktike duke e bërë vendin më të pasur, përmes përzierjes së reformave të tregut me kontrollet shtetërore.
Megjithatë, aktualisht ekonomia e Kinës është në rrezik. Problemi kryesor është fushata e saj zero-covid, e cila ka shkaktuar një rënie dhe mund ta dëmtojë edhe më tej ekonominë e saj. Kjo po krijon një problem më të madh: luftën ideologjike të Presidentit Xi Jinping për të ribërë kapitalizmin shtetëror. Nëse vazhdon këtë rrugë, Kina do të rritet më ngadalë dhe do të jetë më pak e parashikueshme, me pasoja të mëdha si për atë, ashtu edhe për botën.
Pas gati dy muajsh bllokimi, Shangai po lehtësohet, por Kina është larg të qenit pa Covid, me shpërthime të reja në Pekin dhe Tianjin. Më shumë se 200 milionë njerëz kanë jetuar nën masat kufizuese dhe ekonomia e saj është duke u rimëkëmbur. Shitjet me pakicë në prill ishin 11% më të ulëta se një vit më parë, kurse blerjet e disa mallrave, si të makinave dhe produkteve “Cartier” ranë ndjeshëm.
Megjithëse disa punëtorë jetojnë në dyshemetë e fabrikave, prodhimi industrial dhe vëllimet e eksporteve janë ulur. Për të gjithë vitin në vijim Kina mund të kërkojë të rritet shumë më shpejt se Amerika për herë të parë, që nga viti 1990, si pasojë e masakrës pranë sheshit Tiananmen. Kopertina e javës për “The Economist” është hapur mbi këtë temë, ku ndër të tjera nënvizohet. Por për udhëheqësin e saj, Xi, koha nuk është premtuese: Pas kongresit të 20-të të partisë që do të mbahet në fund të këtij viti, ai synon të konfirmohet për një mandat të tretë si president, duke thyer rregullin e deritanishëm, që liderët e dorëzojnë pushtetin pas dy mandatave. /Liberale.al/