Aktualitet

Ngarkuan makinën me kanabis në Librazhd, arrestohen tre persona nga Durrësi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:28 - 11/07/20 |
mapo.al

Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar ”Stëbleva”, duke arrestuar në flagrancë 3 persona.


Në fshatin Stëblevë të Librazhdit, gjatë kontrollit të mjetit tip “Nisan ”, u gjetën rreth 6 kg lëndë narkotike kanabis.


”Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se 3 shtetas po transportonin lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stëbleva”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.B., 31 vjeç, Sh.H., 31 vjeç dhe A.P., 31 vjeç, të tre banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.


Operacioni u krye nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Librazhd.


Gjithashtu u sekuestrua, automjeti ku u gjet lënda narkotike dhe dy aparate celular.

Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Etiketa: ,

Pas