Aktualitet

Ngatërroi emision? Atdheu i Për’Puthen kapet mat me konkurenten e Love Story








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:40 - 27/01/21 |
mapo.al

Djali nga Gjakova, Atdhe Xhavarina, rrëmbeu menjëherë vëmendjen e publikut me pjesëmarrjen e tij në emisionin “Për’puthen”.



Fillimisht, ai nisi takimet e bujshme me Ana Lleshin, konkurrenten që u pezullua nga emisioni, ndërsa pas Anës u vu re pëlqimi i Atdheut për Melisën.


Takimet me këtë të dytën ishin gjithashtu mjaft të ngrohta e të sinqerta, pasi si Melisa, ashtu edhe Atdheu, treguan historinë e jetës së tyre.




Mirëpo, në puntatën e dy ditëve më parë në “Për’puthen”, djali simpatik gjakovar zbuloi se është mes dy vajzave, pasi ka gjithashtu një simpati për Sindin.



Pa vendosur ende si e sheh veten e tij në programin dating dhe pa përcaktuar akoma pëlqimin e vetëm, Atdheu është filmuar jashtë ambienteve të televizionit me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Drita Perhatin.


Ka qenë vetë Drita ajo që ka ndarë një video në InstaStory, ku tregon se ata kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit mbrëmjen e kaluar, në një lokal gjatë darkës, i cili shoqërohej me muzikë.

Nuk e dimë pse konkurrenti i “Për’puthen” është shoqëruar me vajzën e “Love Story”, megjithatë me siguri s’duhet të ketë asgjë më shumë veç njohjes apo miqësisë.

Nuk e dimë pse konkurrenti i “Për’puthen” është shoqëruar me vajzën e “Love Story”, megjithatë me siguri s’duhet të ketë asgjë më shumë veç njohjes apo miqësisë.

188


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas