fbpx

Aktualitet

Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, Arta Dade: Duhet dialog





               Publikuar në : 12:20 - 24/11/19 |
mapo.al

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade është shprehur se debati për Gjykatën Kushtetuese duhet të zgjidhet me dialog. Sipas saj, interpretimet e ndryshme ligjore nga ana e politikës po mbajnë peng ngritjen e organeve të reja të drejtësisë.


“Gjërat i zgjidhim patjetër përmes dialogut dhe përmes zbatimit të ligjit, të cilin për shkaqe të caktuara e lexojnë në mënyra të ndryshme. Kjo është e papranueshme. Ne duhet ti përmbahemi vetëm ligjit dhe në mënyrë urgjente të kemi institucionet e munguara prej më se dy vjetësh”, tha Dade për Ora News.





Etiketa: , ,

Pas