Kronika

Ngjarja e ‘5 Majit’ – Me alkool e hashash, Rexhep Gjeli po festonte ditëlindjen e 30-të me shokët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:16 - 11/09/20 |
mapo.al

*Personi në foto, autori i ngjarjes, Kevin Cungu*






Rexhep Gjeli, i cili mbeti i plagosur këtë mbrëmje në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë, mësohet se po festonte ditëlindjen e tij të 30-të me shoqërinë.


I pranishëm në festë, ishte edhe shoku i tij Kevin Cungu, i cili edhe e plagosi Gjelin me një plumb në këmbë.





Burime për mediat bëjnë me dije se të rinjtë po festonin në një lokal ditëlindjen e Gjelit, teksa konsumonin hashash dhe alkool.



Raportohet se Cungu dhe Gjeli, kanë debatuar fillimisht për motive të dobëta, e më pas kanë dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar.


Situata agravon dhe Kevin Cungu, nxjer një armë zjarri tip ‘pistoletë’ (pa leje), dhe plagos me një plumb në këmbë, shokun e tij Rexhep Gjeli.

Lexo edhe :  Plagosja e Arben Dedjas, policia shoqëron disa persona, sekuestrohen kamerat

Pas plumbit i cili e goditi në këmbë, mësohet se Gjeli do t’i nënshtrohet një operacioni në spitalin e Traumës. Gjendja e tij mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Autori Kevin Cungu, mësohet se është në kërkim nga Policia, pasi ai u largua menjëherë nga vendngjarja pasi plagosi shokun e tij.

Kevin Cungu, njihet si vëllai i Markelian Cungut, grabitës serial në Tiranë, i arrestuar disa herë që në moshë të vogël. Tashmë ky i fundit rezulton i shpallur në kërkim për grabitjen në banesën e çiftit Laze të ndodhur në fillim të këtij viti.

LEXO EDHE:

Plagosi shokun tek ‘5 Maji’ – Kush është i riu Kevin Cungu (FOTO+DETAJE)

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas