Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

by us er1
20/03/2023
in Arkiva, Kryesore
0

Nga Laert Miraku

Kanë kaluar vetëm dy ditë nga marrëveshja e firmosur në Ohër mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç. Mediat flasin për një normalizim të marrëdhënieve, por partitë opozitare në dy shtetet respektive kundërshtojnë dakordsinë e arritur mes dy liderëve.



Ndër shekuj situata konfliktuale mes shqiptarëve dhe serbëve ka pasur momente shumë të forta. Pavarësisht interesave të momentit historia është vetëm një, histori të cilën i mbarë globi e di por nuk i intereson. Serbët janë popull pushtues dhe i ardhur në viset tona. Sa herë iu është dhënë mundësia ata janë zgjeruar me pushtime duke kërkuar që të kenë një dalje sa më të gjerë në Detin Adriatik.

Gabimet fatale të Konferencës së ambasadorëve në Londër në vitin 1913, e cila mori vendim për të kënaqur orekset e fqinjëve dhe armiqve të Shqipërisë, dëmtuan shumë rëndë fatin një populli që edhe sot vuan pasojat e shkëputjes së gjysmës së territorit.

Fqinjët pushtues asnjëherë nuk janë ngopur me territor, ndaj dhe sa herë shqiptarët kanë tentuar që të bashkohen pushtuesit kanë bërë gjithçka për ta ndaluar. Për secilin prej fqinjëve pushtues që na rrethojnë do ishte më mirë që mos kishte fare Shqipëri. Gjysmën e territorit që mbeti pa u ndarë në vitin 1913 ta ndajnë tani.

Sot duket sikur marrëdhëniet midis shteteve janë normalizuar, por historia nuk duhet harruar.

25 vite me parë, më 20 mars 1993 në gazetën “Koha Jonë” shkruhet se Ambasada jugosllave i refuzon vizat për Metën dhe Krasniqin të cilët do të vëzhgonin zgjedhjet e 22 marsit në Kosovë.

Do vëzhgonin edhe zgjedhjet e 22 marsit

Ambasada jugosllave refuzon vizat

Krasniqi dhe Meta do të merrnin pjesë në aktivitet e rinisë kosovare

Ambasada Jugosllave në Tiranë, refuzon t’i japë vizë Kryetarit të FRESH Ilir Meta dhe ish kryetarit te FRPD Afrim Krasniqi. Drejtuesit më të lartë të LDK kishin ftuar ditë më parë dy drejtuesit më të lartë të forumeve rinore të socialistëve dhe demokratëve, që të marrin pjesë në disa aktivitete politike të rinis demokrate kosovare.

Këto aktivitete do të zhvillohen në harkun kohor të katër ditëve dhe pikërisht nga data 20 deri më 24 Mars. Por funksionarët e lartë të ambasadës jugosllave në mënyrë krejt paradoksale, kanë refuzuar që t’i japin vizë Metës dhe Krasniqit me pretendimin se kërkesa duhej të paraqitej një muaj më parë.

Sipas Krasniqit, nga ana e personelit të ambasadës janë shkelur të gjitha procedurat për dhënien e vizave dhe refuzimi ka thjesht motive politike. Dy drejtuesit më të lartë të forumeve më të mëdha rinore në vend, kanë qenë shpesh herë së bash- ku në krye të protestave, lidhur me shkeljet dhe mizorin që po ushtrojnë paraushtarakët dhe policia serbe në drejtim të popullit shqiptarë në Kosovë.

Në një farë mënyre ata kanë ndikuar edhe për zbutjen e klimës së tensionuar që ekziston në vend midis PS dhe PD, duke sjelle njëkohësisht edhe një frymë të re politike. Sipas Krasniqit, shkaku kryesor që zyrtarët jugosllav nuk pranuan që t’u jepnin vizë, janë edhe zgjedhjet që priten të zhvillohen në me 22 Mars në Kosovë.

“Debati politik që pritej të zhvillonim me rinin kosovare korespondon edhe me zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Natyrisht do të ishte një kënaqësi ndjekja nga afër i këtij procesi, që pritet të dëshmojë edhe vendosmërinë e popullit kosovar për rrugën që ka zgjedhur. Serbët dëshmuan me këtë rast se janë të vendo- sur që të presin çdo lloj komunikimi me të gjithë fqinjët e tyre, duke dëshmuar se vazhdojnë të mbeten thellësisht një vend diktatorial”, sqaron Krasniqi.

 

 

Tags: Laert Miraku

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In