Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

by us er1
21/03/2023
in Arkiva, Kryesore
0

Nga Laert Miraku

Partia Republikane ka qene aleati historik i Partisë Demokratike, por në vitin e fundit situata duket se ka ndryshuar. Që prej qershorit të vitit 2022 Fatmir Mediu, drejtuesi i PR-së nuk ndan me të njëjtat medime si më drejtuesit zyrtarë të PD-së po ashtu dhe me “Rithemelimin” e drejtuar nga Sali Berisha. PR-ja vendosi të futet e vetme në zgjedhjet e 14 majit duke mos bërë koalicion më asnjë parti tjetër.



Por nëse kthehemi pas në kohë shohim që marrëdhëniet midis Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane nuk kanë qenë gjithmonë aq të mira sa për t’u quajtur pa rezerva aleat historik.

Në gazetën “Koha Jonë” të datës 21 mars 1998, tërheq vëmendjen një shkrim me titullin: “PR kundër demokratëve”, mosdakordësia në këtë rast është për të zgjedhur kreun e Gjykatës Kushtetuese. Po pas 25 vitesh, çfarë po i mban larg njëri-tjetrit demokratët me republikanët. /Liberale.al/

PR kundër demokratëve

TIRANË – Republikanët refuzojnë ftesën e demokratëve për tu ulur në një tryezë të rrumbullakët, lidhur me procesin kushtetues. PD dhe aleatët e saj minor, nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në mbledhjet e Komisionit Parlamentar për Hartimin e Kushtetutës të kryesuar nga dy bashkryetarët Sabri Godo dhe Arben Imami. Duke parë evolucionin e punës së këtij komisioni që ka miratuar 6 nenet e para të Kushtetutës, drejtuesit e lartë të PD-së kanë kërkuar menjëherë tryezë të rrumbullakët. Kryetari i grupit parlamentar i PD Genc Pollo dhe ai i të Djathtës së Qendrës” Guri Durollari, i kanë dërguar nga një letër Kryesisë së Kuvendit Popullor dhe partive parlamentare, që të mblidhen në një tryeze lidhur me përbërjen e Komisionit Parlamentar Kushtetues. PD kërkon që të kenë përfaqësimin në propocionin e pakicës bllokuese, si dhe heqjen e bashkryetarit të Komisionit që i përket opozitës. Ai sipas, tyre duhet të zgjidhet me konsensusin e të gjitha partive parlamentare të opozitës. Por nuk janë të këtij mendimi drejtuesit e lartë të PR.

Sipas kreut të tyre Fatmir Mediu, rishikimi i përbërjes së komisionit, si dhe i procedurave të tij janë të pakuptimta. “PR e ka konsideruar të pranueshëm ko- misionin e miratuar nga ana e parlamentit”, deklaron Mediu. Kërkesa e PD për shmangien e Godos nga kreu i komisionit, “është absurde dhe shprehje e fudullëkut politik”. Ne do të kërkojmë që ky komision të ketë një kryetar dhe ky të jetë vetëm Sabri Godo, si dhe dy nënkryetarë të zgjedhur përkatësisht nga PS dhe PD”, sqaron zëdhënësi i PR Neritan Alibali. Kërkesë tjetër e PR është që në përbërjen e komisionit të kushtetutës, të jenë vetëm partitë parlamentare që kane kapur 2% ne zgjedhjet e 29 Qershorit. Por kjo kërkesë natyrisht që është e papranueshme për demokratët, pasi automatikisht jashtë valles do të gjendeshin aleatët e saj, të cilët kanë hyrë në parlament nëpërmjet listës së saj shumëemërore. “PR do të njohë vetëm vendimet që do të arrihen me konsensus ose minimalisht me 2/3 e votave të anëtarëve të Komisionit Kushtetues. Ç’do vendim i marrë jashtë këtij rregulli do të konsiderohet i papranueshëm”, sqaron për gazetën “KJ” Alibali. Duke qenë se PR nuk pranon të diskutohet ose të arrihet kompromis jashtë këtyre kërkesave, drejtues lartë të saj thonë, se “nuk do të marrin pjesë në tryezën e organizuar nga PD dhe aleatët e saj.  

Tags: Laert Miraku

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In