Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve

"Njeriu më ekspresiv për t'u fotografuar, Berisha. Fytyrat -maska. Genc Pollo, Eduart Selami e të tjerë"

by us er1
24/03/2023
in Arkiva, Kryesore
0

Nga Henri Çili

Është e lehtë, e vështirë, e këndshme, bezdisëse, e rrezikshme apo favorsjellëse të jesh fotoreporter në Shqipëri. Te gjitha së bashku. Për Armando Babanin, fotoreporterin “free” të shtypit shqiptar, tashmë ka një konsensues prej të gjithëve. Babani është më i miri. Ky përcaktim e vë pak në siklet Babanin, por megjithatë i pëlqen. Pse jo, kur deri në këtë ditë ai është përpjekur kaq shumë, me aq skrupulozitet, për të arritur të bëhet i referueshëm. Ajo, që ka ndodhur në Shqipëri këto 7- 8 vjet ka një mënyrë të kujtohet ose të kuptohet, nesër, kur nga skena të jenë zhdukur Nano dhe Berisha. Atëherë, kur ata do të jenë vetëm katragjyshërit e fëmijëve të tyre. Dhe ky është albumi fotografik i Armando Babanit. Që nga lëvizjet demokratike 1990, e deri tani ai ka të fiksuar në celulozë të gjitha, sa kanë ndodhur në Shqipëri. Javën që sapo mbyllëm, për shembull, ai kishte hapur një ekspozitë në QNK. Me foto vetëm nga trazirat e vitit të shkuar. Duke nisur nga protestat e fajdeve e deri tek revolta e monarkistëve. Sa e rrezikshme ka qenë për të, që të bëj fotografi nga mezi i turmave, nën breshëritë e kallashëve apo në zemër të ngjarjeve konfliktuoze. Babani nuk bie në kurthin e zakonshëm të atyre, që para së gjithash kanë qejf të theksojnë mundimet e punës, që bëjnë. Po kështu ai e neglizhon vështirësinë e të bërit foto politikanëve apo ngjarjeve delikate. “Ata kanë për detyrë të të mos të lejojnë dhe fotografi ka për detyrë t’i fiksojë në aparat”. Kjo është filozofia profesionale e tij. E tillë, që është e denjë vetëm për standardet e profesionistit. Për të cilin gjithnjë ka shumë më tepër rëndësi produkti se sa përpjekjet për ta arritur atë.



“Duhet të mos harrojmë atë, që ndodhi sepse nëse harron gjërat ato përsëriten prapë”- i kthehet Babani ekspozitës me foto të trazirave, duke folur me një terminologji, të cilën shumëkush nuk ia ka dëgjuar deri tani. Por nuk ka si të flasë ndryshe fotografi i hekurt që vetëm vitin e shkuar në Vlorë kur trupat e Otrantos ktheheshin në atdhe, provoi përlotjen pas xhamit të aparatit.

Natyrisht ata, që e kanë njohur vetëm si hokatar dhe pak divulgativ nëpër kafenetë e gazetarëve, nuk mund të dinë se Babani në radhë të parë është një gazetar. “Kjo është esenciale për fotografinë e shtypit. Ai, që duhet të jetë fotograf duhet të jetë njëkohësisht edhe gazetar domosdo”. Për të, të bësh një foto për gazetë është njësoj sikur të bësh një shkrim. E rëndësishme është thekson ai, që reporteri dhe gazetari të jenë në një linjë. Bie fjala nëse shkrimi flet për një gjë me ngjyrë jeshile e tillë duhet të jetë dhe ngjyra e fotografisë. Natyrisht, këtu flitet figurativisht për ngjyrat, edhe pse ai vetë e ka shumë qejf fotografinë bardh e zi.

Biografia e tij profesionale është aq e thjeshtë dhe rastësore. Për shumë vjet fotograf në Institutin e Kamzës, ai gjendet, me kuriozitetin e pjesëmarrësit dhe të angazhuarit, në lëvizjen e dhjetorit. Me aparatin e tij fillon të fiksojë momente nga ngjarjet e këtyre kohëve. Derisa një ditë, më 20 shkurt 1991, kur rrëzohet monumenti i diktatorit Hoxha, ai bën fotot historike. Sekondë pas sekonde momentin e rrëzimit të statujës. Kjo do të ishte pasaporta, më të cilën ai do të hapte një ditë rrugën e mëtejshme. Rrugën për në porta të rëndësishme dhe prestigjioze të agjencive të lajmeve dhe atyre fotografike të huaja.

Babani solli për shtypin shqiptar një model të ri të fotografit. Atë të fotoreporterit, i cili bën jo vetëm foto ilustrative, nga ai lloj që kishte njohur dhe më parë shtypi shqiptar. Ai fillon të bëjë vërtet foton gazetareske, e cila flet vetë. Por dhe sot e kësaj dite ai është i pakënaqur me mënyrën se si trajtohet fotografia në shtypin shqiptar. Madje kjo e brengos vërtet, ashtu siç mund të shqetësohet mjeshtri nga nëpërkëmbja e punës së tij.

Paralelisht me emancipimin e fotografisë gazetareske ka ardhur dhe emancipimi i subjekteve të fotografuara. Kjo është më e identifikueshme tek politikanët dhe njerëzit publikë. Për Babanin megjithatë një portë është çelur më shumë se për të tjerët, ashtu si një re- agim negativ është frenuar jo si për të gjithë. Për të njeriu më ekspresiv për t’u fotografuar mbetet ish-presidenti Berisha. “Në çdo moment, që ta fotografosh mund të bësh një foto të ndryshme” thotë. Për Nanon, Babanit i duhet të presës më shumë me aparat në dorë, por megjithatë edhe ai ka mjaft momente, të cilat ai i vlerëson se janë të vlefshme për të nxjerrë një fotografi ekspresive. Fytyrat, me të cilat Babani nuk do të dëshironte kurrë të kishte të bënte nga ana profesionale janë, Genc Pollo, Preç Zogaj, Eduart Selami. “Për ta mund të rrish me vite para objektivit dhe të mos bësh dot një fotografi të dytë, të ndryshme nga ajo e vetmja” – thotë Babani. Nano dhe Berisha janë simpatizantët më të mëdhenj të fotografive të Babanit. Veçanërisht të atyre fotografive ku kanë dalë vetë. (Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 22 mars 1998), Përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku)

Tags: Laert Miraku

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj

Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In