Aktualitet

Ngjarja e Elbasanit – Çfarë po ndodh me hetimet, në kërkim Kelmend Xhaferri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:36 - 22/04/21 |
mapo.al

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë që përgjaku qytetin e Elbasanit të mërkurën, ku mbeti i vrarë ish-kryetari i LSI-së në këtë qytet, Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë, përfshirë edhe një efektive policie.





Autoritetet kanë shoqëruar për të marrë informacione rreth vrasjes së Pjerin Xhuvanit të paktën 25 persona, teksa është shpallur në kërkim Kelmend Xhaferri.


Prej mesditës së djeshme në qytetin e Elbasanit janë vendosur grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Gjatë mbrëmjes janë ushtruar ndërhyrje dhe kontrolle të ndryshme, megjithatë ende nuk ka një informacion zyrtar nëse është bërë e mundur ndalimi i disa prej të dyshuarve që morën pjesë në përplasjen me armë të së mërkurës.





Policia ka shpallur në kërkim Kelmend Xhaferrin, i dyshuar si i përfshirë në ngjarje. Ky njihet edhe me nofkën “Kel Çami”. Ai ka qenë i përfshirë në një përplasje me policinë kur theu një postbllok në vitin 2018 tek Tregu Ushqimor në Elbasan.



Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, mbeti i vrarë ditën e djeshme pas një përplasje me armë ku u përfshinë disa persona. Nga përplasja mbetën të plagosur katër të tjerë – Eltjon Bodinaku 32 vjeç, Emiljan Prenga, 39 vjeç, Pavlo Vuksani 50 vjeç – një prej të cilëve punonjësja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçe.

Lexo edhe :  Berisha: Banditët e Ramës dhe Ballës po terrorizojnë numëruesit në Elbasan

Rreth një orë pas përplasjes me armë në polici u dorëzua Arbër Paplekaj, ish-oficer i Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA). Paplekaj ka ngritur pretendimin se e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes.

Mbrëmjen e së mërkurës në një deklaratë për shtyp, Sekretari i PD-së Gazment Bardhi tha se ngjarja kishte ndodhur si përshkallëzim i një përpjekje për të ndaluar “një rast shit-blerjeje votash” ku përfshihej “një grup kriminal të mbështetura nga PS”.

Nga ana tjetër, Sekretari i PS-së Balla shprehu shqetësim për “përshkallëzimin e dhunës” duke kërkuar nga autoritetet “zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes”.

Balla iu shmang komenteve konkrete për të përfshirët në këtë përplasje, por kritikoi ashpër angazhimin e PD-së me të ashtuquajturën strukturë për “Mbrojtjen e Votës” duke e konsideruar “grup paramilitar”.

Pjerin Xhuvani, me profesion mjek psikiatër, njihej në Elbasan pasi ka qenë drejtor i Spitalit Psikiatrik e më pas drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Në vitin 2015 ai qe arrestuar për abuzime me skemën e rimbursimit të ilaçeve.

Ai ka qenë i angazhuar me disa parti politike. Më parë ka qenë funksionar i LSI-së në Elbasan, apo dhe Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Së fundmi njihej si mbështetës i Partisë Socialiste.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas