Aktualitet

Ngjarja e Elbasanit, Meta i shpreh ngushëllime familjes së viktimës: Të zbardhet krimi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:44 - 21/04/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme qytetin e Elbasanit, pas ngjarjes ku u vra një person dhe u plagosën 4 të tjerë.






Kreu i shtetit, në një intervistë për median lokale, ka shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe ka kërkuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria të mos jenë të njëanshme.


“Situata është tepër kritike, mjafton të shohim sa krime janë bërë në këto katër ditët e fundit.





Për fat të keq dhe Elbasani i dijes, i kultures, i qytetarisë është kthyer ne një nga qytetet problematike.



Kjo situatë vjen si rezultat i policisë dhe të prokurorisë që janë të njëanshme dhe kjo është mëse e dukshme sepse njerëz të caktuar ecin të armatosur”,- tha kreu i shtetit në një intervistë për televizionin e Elbasanit, “Info Focus” .

Lexo edhe :  Meta uron "5 majin": Lavdi e përjetshme ndaj Dëshmorëve të Atdheut

Presidenti Meta ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së Pjerin Xhuvanit dhe ka kërkuar nga palët politike të shmangin situata të ngjashme.

“I shpreh ngushëllimet e mia familjes se viktimës dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të te lënduarve.

Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi.

Policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim”,- tha kreu i shtetit.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas