Tragjedia e djeshme në Himarë ka zemëruar mbarë opinionin publik, për faktin se një fëmijë i pafajshëm u vra në mes të ditës nga papërgjeshmëria dhe arroganca e një oficeri policie.
Ka pasur thirrje për protesta dhe për rrëzimin e qeverisë. Por duket se përçarja e opozitës e bën të pamundur një organizim të tillë.
Analisti Kreshnik Spahiu, pavarësisht se qeveria mund të fajësohet indirekt mbi ngjarjen sepse iu beson në detyra të rëndësishme shtetërore njerëz të tillë të papërgjegjshëm, nuk sheh aktualisht një opozitë që mund t’i besojë publiku votën, sepse ajo nuk ka pasur deri tasni alternativën e duhur si dhe është po ashtu e përçarë, çka do të thotë pavarësisht keqqeverisje apo gabimeve të saj të shumta, qeveria ndodhet para një situate komode për të mbetur në pushtet.
Gjithsesi edhe kjo ngjarje nxit dhe i hap rrugë riorganizimit të së djathtës dhe një alternative të re, që mund të premtojë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
Gjithsesi, Kreshnik Spahiu në një status publikuar në rrjetet sociale ironikisht pyet se, nëse Edi Rama jep dorëheqjen prej aksidentit: Kush i fiton zgjedhjet e parakohshme?
1- Partia Socialiste?
2- PD zyrtare që është ende në emër të Bashës?
3- Partia Lirisë e Meta apo Metaj (që s’dihet mbiemri)?
4- Pa parti, pa logo Berisha?