Vetëm pak minuta pas lajmit që tronditi Kavajën mesditën e sotme, ku mbetën të plagosur 4 persona, dhe vdiq një kalimtar i rastit, si pasojë e një përplasjeje me armë mes dy grupeve, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të vendit Ilir Meta.
Meta shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen tepër të rëndë dhe tragjike, të ndodhur sot në qytetin e Kavajës, si dhe pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, z.Isa Sakja dhe i kërkoi t’i përcjellë ngushëllimet dhe solidaritetin e Tij më të sinqertë të afërmve dhe familjarëve të qytetarit që humbi jetën, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.
REAGIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SH.T.Z ILIR META
4 korrik 2019
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen tepër të rëndë dhe tragjike, të ndodhur sot në qytetin e Kavajës, ku një qytetar i pafajshëm humbi jetën dhe disa qytetarë të tjerë u plagosën.
Presidenti Meta pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, z.Isa Sakja dhe i kërkoi t’i përcjellë ngushëllimet dhe solidaritetin e Tij më të sinqertë të afërmve dhe familjarëve të qytetarit që humbi jetën, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.
Presidenti Meta kërkon nisjen e menjëhershme të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë, zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të saj, si dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.
Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e rritjes së gatishmërisë së Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese, për të marrë të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë publike në vend dhe parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda e tragjike.
Lexo edhe: ‘Far West’ mes dy grupeve në Kavajë, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur
Lexo edhe: Pamje të rënda/ Ishte kalimtar, burri i vdekur në mes të rrugës
Lexo edhe: ‘Far West’ në Kavajë, emri i autorit dhe të plagosurve (Foto+Video)