Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Sajmir Muçaj ka reaguar pas deklaratës së fuqishme të kryeministrit Edi Rama në studion e emisionit “Opinion” se, Emiljano Shullazi lëvizte përpara 8 viteve me eskortë policie në kryeqytet dhe madje gjatë fushatës së tij elektorale kishte tërhequr zvarrë Besnik Baren dhe Vasilika Hysin si dhe kishte shkatërruar gjithçka në shtabin elektoral socialist.
Përmes një mesazhi drejtuar gazetarit Blendi Fevziu, Muçaj është shprehur se kryeministri harroi të përmendte faktin se “Shullazi u arrestua fill pasi preku një mikrofon në fushatë dhe se nuk doli nga qelia deri pas zgjedhjeve“.
Rama deklaroi gjithashtu se profile të krimit të lartë, përfshirë këtu edhe Emiljano Shullazin, janë falë qeverisjes së tij jo vetëm në burg, por në vigjilje të një procesi që konsiston në atë të izolimit të plotë, nën shembullin e 41-bis të Italisë.
LEXO EDHE:
Rama: Shullazi më erdhi në fushatë, tërhoqi zvarrë Baren e Hysin