Aktualitet

Ngjarja në Elbasan e 21 prillit – Gjykata jep masat e sigurisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:05 - 26/04/21 |
mapo.al

Janë dhënë masat e sigurisë nga Gjykata e Elbasanit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në këtë qytet me datë 21 prill.






Arbër Paplekaj i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit mbetet në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Elbasanit dhënë sot në seancën për caktimin e masës së sigurisë, teksa janë liruar 10 të akuzuar të tjerë, mes tyre 9 vullnetarë të PD. Gjykata ka dhënë detyrim paraqitje, teksa e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre.


Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;







Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;




Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;



Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhune

Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë. Në ngjarje u plagosen dhe 4 persona të tjerë, përfshirë dhe një oficere policie. Prokuroria kërkoi burg për të gjithë të akuzuarit.

1


Etiketa: ,

Pas