Ngjarja e rëndë në Xhenova, ku një urë 100 metra e lartë, pjesë e autostradës A10 u rrëzua pjesërisht duke shënuar deri më tani 37 viktima, mes tyre edhe dy shqiptarë, ka pasur edhe të mbijetuar, madje pa marrë asnjë plagë.
I tillë është edhe rasti i Davide Capello, lojtar i Legino, një ekip amator nga Savona, i cili në një bisedë telefonike për “La Stampa” ka siguruar se gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.
Shpëtimin e tij ai e quan një mrekulli.
“Unë jam një mrekulli. Unë po shkoja në Genova, dhe isha mbi urë ku fillimisht dëgjova një zhurmë dhe gjithçka pastaj u rrëzua. Duhet të kem bërë 30 metra, kur makina u mbërthye mes kolonave dhe rrënojave. Është e pabesueshme, nuk kam asnjë një gërvishtje, dhimbja e vetme që kam është gjilpëra që më ka vënë në krahun tim”, tha ai.