Pavarsisht se Ervin Mata është lënë në masën “Detyrim Paraqitje” nga Gjykata për ngjarjen në ish-Bllok, 32-vjeçari kërkon të japë shpjegime para Prokurroisë. Në një kërkesë të pazakontë që Ervin Mata i ka bërë Prokurroisë, kërkon të japë detaje për atë se çfarë ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit 2018-të. Prokuroria e ka administruar kërkesën dhe pritet që javën e ardhshme Ervin Mata të japë versjonin e tij për ngjarjen.
Letra iu është dorëzuar dy prokurorëve të çështjes, nga avokati mbrojtës, Alban Bengasi, pasi biznesmeni Mata, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes kryer në bashkëpunim, nuk ka dhënë deri më tani shpjegime të detajuara për ngjarjen.
Mbrëmjen e 4 tetorit grupi i Ervis Martinajt u përplas me Ervin Matën dhe shokët e tij. Fabjan Gaxha mbeti i vrarë nga kjo ngjarje, ndërkohë që u plagos edhe Ervis Martinaj e Eljo Hato. Personi që mendohet se qëlloi është komandoja Mevjol Bilo. Ervis Martinaj është në burg, ndërkohë që në kërkim është vetëm komandoja Mevjol Bilo.
Vendimi i shkallës së parë është apeluar nga Prokuroria, e cila kërkon kthimin në burg të biznesmenit.
Sipas institucionit të akuzës, gjykata nuk i ka vlerësuar drejt provat dhe faktet duke caktuar një masë sigurie, që nuk i përgjigjet rëndësisë së ngjarjes. I dyshuari Mata u vetëdorëzua në polici, pesë muaj pas ngjarjes së rëndë. Sikurse edhe të dyshuarit e tjerë, edhe ai u lirua nga gjykata.