Aktualitet

Ngjarja në sheshin “Skënderbej” që alarmoi qytetarët, tërheq vëmendjen e BBC














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:03 - 25/04/21 |
mapo.al

Media prestigjioze BBC i ka kushtuar sot rëndësi ngjarjes që alarmoi kryeqytetin, makinës që përshkoi sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar jetë njerëzish, por mbi të gjitha aktit heroik të 22-vjeçarit Klodian Elqini, i cili ndaloi lëvizjet e drejtuesit të mjetit Arben Mema.





Në një paragraf të shkurtër, BBC ofron për lexuesit e huaj një kronologji të  situatës së pazakontë – që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve shqiptarë në një ditë kur i duhet të votojnë për Parlamentin e ri.


Shkrimi i BBC:





Një burrë është arrestuar në Shqipëri pasi përshkoi një shesh për këmbësor në kryeqytetin e Tiranës. Makina u ndal vetëm kur një kalimtar u hodh pupthi në dritaren e tij.



Kalimtari tha se shoferi iu duke se po synonte turmën në një sulm të mundshëm terrorist.


Në atë kohë, shumë njerëz ishin në radhë për t’u vaksinuar në çadrat e ngritura në shesh. Policia shqiptare dyshon se i dyshuari 32-vjeçar po voziste nën ndikimin e drogës.

LEXO EDHE:

E RËNDË / Një makinë hyn në sheshin Skënderbej, rrezikon jetën e qytetarëve

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas