Janë zbardhur detaje nga vrasja e trefishtë në Fushë Krujë, ku u ekzekutuan më kallashnikov dhe u dogjën brenda makinës tre persona; Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj.
Mësohet se, policia e Krujës ka shoqëruar mbi 10 persona, të cilët janë marrë në pyetje.
Bëhet me dije se, të gjithë të shoqëruarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, pasi në Fushë Krujë nuk ka ambiente.