Një ngjarje e rëndë u shënua në fshatin Shëlli të Matit.
Mendohet se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja është regjistruar pak momente më parë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Policia dhe disa ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.